Banderola e tifozëve të Partizanit

‘Një grek më pak, një bastard më pak’/ FSHF dënon Partizanin për parullën

31 Tetor 2018, 18:05| Përditesimi: 31 Tetor 2018, 18:08

  • Share

Banderola diskriminuese e shfaqur në stadiumin “Selman Stërmasi” në ndeshjen Partizani-Skënderbeu do t’i kushtojë jo pak skuadrës kryeqytetase. Për këtë arsye, por edhe për sjelljen e gabuar të tifozëve, Partizani është dënuar nga Komisioni i Disiplinës në FSHF të luajë dy ndeshje me dyer të mbyllura.

Në banderolën e cila mori vëmendje të madhe nga mediat greke dhe që u komentua nga shumë personazhe të politikës në vendin tonë, shkruhej “Një grek më pak, një bastard më pak”, referuar vrasjes së minoritarit në Gjirokastër që ka rritur tensionet mes dy vendeve.

Si klubi i Partizanit ashtu edhe grupimi “Ultras Guerrils” u distancuan nga kjo banderolë, por kjo nuk e shpëtoi klubin e kuq nga dënimi. Dy ndeshjet të cilat partizani do të jetë I detyruar t’I luajë pa tifozë janë ato kundër Kamzës dhe Kastriotit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?