Blerina Gjylameti gjatë takimit me gratë në Pogradec

Politikë

Gjylameti takim me gratë në Pogradec: Një grua e fuqizuar ekonomikisht është nënë e mrekullueshme që edukon më mirë brezat

17 Prill 2021, 14:53| Përditesimi: 17 Prill 2021, 15:00

  • Share

Kandidatja për deputete e PS në Pogradec, Blerina Gjylameti zhvilloi një takim me dhjetëra vajza dhe gra të qytetit. Gjylameti vuri theksin tek investimet dhe tek projektet e qytetit për të ardhmen, ndërsa u ndal veçanërisht në rolin e gruas në ekonominë lokale dhe jo vetëm. Sipas saj gruaja duhet të fuqizohet ekonomikisht, sepse "një grua e fuqizuar është një nënë e mrekullueshme që edukon mirë brezat".

“Kam takuar shumë gra dhe vajza gjatë këtyre ditëve, kemi diskutuar sesi duhen adresuar ato, kemi diskutuar, se si duhet të jemi zëri i atyre që jetojnë në fshat dhe i atyre që jetojnë në qytet. Të atyre që kanë mundësi dhe të atyre që mundësia i është mohuar dhe atyre që kanë krah dhe dyert e hapura dhe atyre që nuk kanë mbështetje. Kemi diskutuar për problematikat që kanë të bëjnë kryesisht me forcën më të madhe të shoqërisë shqiptare të gruas, për ta fuqizuar ekonomikisht, sepse një grua e fuqizuar është një nënë e mrekullueshme që edukon mirë brezat”, shpreh Gjylameti.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?