Ismail Kadare

Kreshnik Spahiu: Një koment për ATA që po vjellin vrerë edhe në vdekjen e Kadaresë

1 Korrik, 12:40| Përditesimi: 1 Korrik, 13:49

  • Share

Më shumë se vdekja e kolosit të letërsisë shqiptare, sot në mëngjes më trishtuan mijëra komente në rrjete sociale me sharje, vrerë, mallkime, fyerje, ofendimie apo ngazëllime:

- Janë ata që duan më shumë partinë se Shqipërinë.

- Janë ata që duan kryetarin më shumë se gruan dhe familjen e tyre

- Janë ata që besojnë se feja është më e rëndësishme se kombi.

- Janë ata që në emër të anti-komunizmit, kanë në krye komunistin e fundit në Europë.

- Janë ata që merren me jetën private të tjerve, por familjet tyre i kanë degraduar.

- Janë ata që në vdekje nuk respektojnë traditat dhe zakonet.

- Janë ata që gjoja besojnë në Zot, por prishin funeralet dhe xhenazet.

- Janë ata që duan ta bëjnë pis, vetëm se jetoi disa vite në Paris, dhe patriotizëm quajnë vetëm të punosh gjithë jetën në “Kurvelesh”.

- Janë ata që predikojnë moral, por pështynë çdo të gjallë dhe të vdekur.

- Janë ata që kanë jetaun të frustruar si anonim dhe vjellin çdo funeral legjendash.

- Janë ata që s’kanë lexuar asnjë libër, dhe mbushin fletët e grisuara me fara kungulli.

Lamtumirë o shqiptar i madh por që nuk të meritonin mijëra njerëz të vegjël.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • asolingo: 01/07/2024 12:59

    Mire e qendise o Niku po ata jane dru me pre jane njerzit e lashte jane evolucioni nga epoka e zallit ne ate te djallit.

    Përgjigju
  • Luani: 01/07/2024 12:52

    Ata kanë një emër dhe quhen : SHPELLARË!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?