Albin Kurti

Një konflikt artificial, që mund të sanksionojë Kosovën, në vend të Albin Kurtit

5 Shkurt, 14:56| Përditesimi: 5 Shkurt, 14:57

  • Share

Reagimi amerikan ndaj Kosovës pasi kryeministri Albin Kurti nuk përfilli kërkesën e tyre për të shtyrë konfliktin e panevojshëm rreth ndalimit të përdorimit të dinarit serb në territor të Kosovës është tejet i ashpër. Ashtu siç e perifrazoi qëndrimin amerikan ambasadori Hovenier, duket që Departamenti i Shtetit nuk po bën më dallim mes qëndrimeve të Albin Kurtit dhe Kosovës si shtet, dhe po flitet për sanksione ndaj Kosovës duke përshirë dhe mundësinë e ndaljes së armatimit të rëndë që pritet të realizohej në muajt në vazhdim.

Acarimi pasoi një periudhë të dukshme përmirësimi të raporteve të tij dhe ashtu të tendosura me SHBA, pas provokacioneve serbe në Banjskë në vjeshtën e vitit që shkoi që e kaloi peshën e presionit perëndimor në fushën serbe.

Tanimë, kur gjithçka u duk se u normalizua, Albin Kurti befas po provokon një nga krizat më të forta me aleatin kryesor të Kosovës, në një kohë që bota zien nga konflikte të mëdha dhe një tension i ri në Kosovë është një lodhje e re për perëndimin dhe raportet e tij me Kosovën.

Është e qartë që nuk bëhet fjalë thjesht për dinarin serb që përdoret në territor të Kosovës. Sovraniteti i monedhave klasike, në epokën e që jetojmë është një debat pa pik kuptimi. Ky është thjesht sebepi për një konflikt.

Konflikti real qëndron tek detyrimet e Albin Kurtit ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe radhës së tij për të plotësuar detyrimet që burojnë për krijimin e asosacionit të komunave e shumicë serbe në Kosovë.

Neni 6 i kësaj marrëveshje parashikon dhe një marrëveshje për financime në periudhën tranzitore ku Serbia duhet të financojë sistemin e arsimit, shëndetësisë si dhe pensionet. Dhe natyrisht ajo duhet të paguajë me dinarë në veri.

Albin Kurti me sa duket po kërkon ta Vuçiqizojë procesin dhe ta kthejë atë në një rivalitet personal, duke krijuar një konflikt artificial që pengon zbatimin e marrëveshjes. Qëllimi është të fusë vendin  në zgjedhje, përmes një konflikti populist për të siguruar një shumicë të re që do ta interpretojë atë si një mandat të ri për të zgjatur krizën me perëndimin.

Por ndërkohë që Albin Kurti bën planet e veta se si të rrijë në pushtet duke u faktorizuar përmes konflikteve, Kosova po vë në rrezik raportet e saj afatgjata me SHBA, dhe mund t'i kushtojë shtrenjte në një botë e cila po hyn e gjitha në konflikt dhe ku nuk ka më asnjë ngjashmëri me 25 vite më parë, kur Kosova fitoi lirinë me ndihmën e një Perëndimi të unifikuar.

Në këto kushte dhe SHBA duhet të ketë një politikë të matur ndëshkimi ndaj Kosovës. Ajo nuk duhet të ngatërrojë Kosovën me Albin Kurtin dhe as popullin e Kosovës me popullin e Albin Kurtit.

Natyrisht ata nuk mund t'i ndajë, por nëse vjen puna tek sanksionet, SHBA nuk ka pse sanksionon Kosovën, por le të sanksionojë Albin Kurtin.

Pastaj ai le të vazhdojë të bëhet popullor si Dodiku për shkak të sanksioneve. Por Kosova nuk ka fuqi për sanksione edhe nga SHBA, në një kohë kur ka konfliktin tek dera, ndërsa të vetmin mik që i rri roje tek dera, SHBA,  ka vendosur ta bëjë armik për shkak të një politikani.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Balo Bënça: 06/02/2024 07:18

    Albini e ka mirë,se ashtu i do mushka drutë... Pastaj,ne gati i kemi bodrumet,depot dhe bincat për të ardhur përseri kosovarët me dyshekë si më 1998!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?