Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha

Opinion

Një 'kryeministër' që nuk rritet dot pa hijen e Atij

6 Prill 2021, 15:45| Përditesimi: 6 Prill 2021, 15:49

  • Share

Politikani duhet të jetë ai që shihet në pasqyrë, vetvetja, dhe jo ai që pispilloset nën imazhin e rremë të krijuesit të tij. Që pas “djegies” së mandateve në Parlament, kryetarit të Partisë Demokratike i është ndezur dëshira për tu bërë me pahir “kryeministër”. Ai as e ka idenë, ç’është një kryeministër, thjesht ka parë Sali Berishën. Ai se ka idenë, se ç’është një kryetar partie, por ama ka parë Sali Berishën si drejtonte (dhe drejton) partinë. Ai thjesht ka dëshira, por i mungon energjia, impulsiviteti, thjeshtësia, rracionaliteti, mundësia për të qenë vetvetja.

Edhe kur dogji mandatet, dihet që vendimin e lexoi me timbrin e zërit të Atij, dhe pretendoi se “ishte dëshira e gjithë deputetëve opozitarë”. Lulzimi nuk ka dëshirë të dalë nga hija e Atij. E ka me frikë të deklarojë se “mendon dhe vepron si i pavarur”. Edhe kërkesa e parreshtur që i bën qytetarëve që takon apo u troket në derë “më votoni mua, se do të jem kryeministri juaj”, rrjedh nga besimi që ai ka tek hija e Atij. Grupet e punës në rrethe, kanë marrë një urdhër të çuditshëm ditët e fundit. Në Elbasan, Durrës dhe rrethe të tjera, ish-deputetët e Lulzimit, po trokasin derë më derë, dhe sapo ajo u hapet, ata pabesisht u bëjnë foto qytetarëve, dhe pastaj largohen duke u thënë “na jepni votën për një kryeministër ndryshe, mos harroni”. Qesharakë dhe të papjekur, grupet e punës së fushatës së opozitës, po i nisin kryetar Lulit, çdo ditë qindra foto duke i premtuar atij “vota për 25 Prillin”. Ndaj dhe sipas tij “fitorja është e sigurtë”. Kjo fushatë është ndër më të habitshmet e këtyre 30 vjet tranzicioni në Shqipëri.

Një opozitë që “rritet” duke fotografuar qytetarët e zakonshëm, një kryetar partie që i gëzohet mitingut dhe thirrjeve “Rama ik” duke besuar se me akte dhune do të jetë një ditë “kryeministër”, një listë me emra të “djegur” ish-ministra dhe ish-të denoncuarish për korrupsioni që duan me patjetër rikthimin në pushtet, duke të kujtuar diçka të afërt nga e kaluara e hidhur. Një opozitë që nuk të bind, si mund të pretendojë se ka gati “kryeministrin e vendit”, një kryetar opozite që vjen i papërgatitur në fushatë elektorale, dhe kërkesën e vetme që ka, është të jetë “kryeministër”, është e destinuar të mbetet gjatë në fund të historisë së këtij vendi. Lulzimi erdhi në PD, jo rastësisht. Ai u “peshkua” gjatë nga Sali Berisha, si njeriu i duhur për të qenë mëkëmbësi i tij në Partinë Demokratike.Edhe ëndërra e Lulzimit për tu bërë një ditë “kryeministër” (që në fakt është diçka normale për politikanin) e ka frymëzimin tek “jeta dhe vepra” e Atij. Në fakt Luli është një nga shumë ministrat më problematikë që ka pasur qeveria e Sali Berishës. Kudo ku ai shkeli,krijoi vetëm skandale, ndaj flet dhe gënjen si të mundet, por në fakt thjesht gënjen edhe kur premton.Lulzim Basha po përpiqet me kokëfortësi të shmangë dështimin e paracaktuar si njeri politik, pa menduar kostot e kapriçove të tij.

Në këto vite si opozitar, ai u formëzua si “kryeministës” nën hijen e Berishës, pa e kuptuar se ka bërë zgjedhjen më të gabuar të jetës tij. Pas humbjes, ai do të jetë thjesht “Luli” për Berishën, ku edhe në korridoret e asaj partie, nuk do të marrë ndoshta as përshëndetjen formale, nga njerëzit që sot po e ngopin me ngazëllim, gënjeshtra dhe raportime tallëse nga baza e partisë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?