Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Bujar Nishani

Opinion

Një Kuvend i jashtëzakonshëm vetëm për të ekzekutuar Nishanin apo…?

18 Qershor 2021, 22:47| Përditesimi: 18 Qershor 2021, 22:52

  • Share

Kryesia e PD ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, në datë 17 korrik, me këtë rend dite:

1.Të Informojë mbi masakrën zgjedhore të 25 prillit,

2. Të paraqitet një vlerësim i mundësivë për të bërë ndryshime në statutin e partisë,

3. Të zgjedhë Këshillin Kombëtar të PD.

Siç shihet, Kuvendi Kombëtar i PD, do të mblidhet pas një muaji, me qëllimin për tu informuar për dy çështje dhe për të marrë vetëm një vendim, zgjedhjen e Këshillit Kombëtar.

Sipas statutit të partisë neni 47/4, Kuvendi si rregull, mblidhet çdo 4 vjet.

Kjo do të thotë që jashtë rregullit, Kuvendi mund të mblidhet edhe më heret së një here ne 4 vjet, por kjo sigurisht që e ben të quhet Kuvend i jashtëzakonshëm përsa kohë mblidhet jo sipas rregullit.

Duke u nisur nga arsyeja që po mblidhet ky Kuvend, kuptohet se nevoja e jashtëzakonëshme për thirrjen e tij, është vendimarrja për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar. (Dy pikat e tjera janë njëra informuese dhe tjetra me probabilitet ose jo, për vendimmarje).

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë që mori këto vendime, nuk pati një parashtrim arsyetues, mbi nevojën e jashtëzakonshme për të mbledhur Kuvendin Kombëta jashtë rregullit, vetëm për të zgjedhur Këshillin e ri Kombëtar.

Për sa më siper, askush nuk është i informuar nga kryesia e partisë, se përse duhet ndërprerë mandati 4 vjeçar i sanksionuar në nenin 50 të statutit, i Kryetarit të Keshillit Kombëtar dhe rrjedhimisht i anëtarëve të zgjedhur të këtij këshilli.

Ështe e domosdoshme të dinim, në mënyrë transparente, se përse po organizohet ky Kuvend i jashtëzakonshëm vetëm për të ndërprerë ca mandate statutore dhe për tu zëvëndësuar me ca të tjera.

A është kjo vendimmarrje problemi kryesor që ka PD sot?

Le të nënvizojmë disa konstatime dhe të ringremë pyetjet që vinë natyrshëm.

PD, për herë të parë në histori, humb tre herë radhazi zgjedhjet e përgjithshme.

Demokratët dhe gjithë shqiptarët, gjenden përballë një regjimi kriminal dhe të korruptuar.

Kryetari Basha premton se tani, do të fillojë beteja me rregjimin.

Lideri historik i PD, z.Berisha është goditur rëndë nga politika e SHBA.

Demokratët po kalojnë ditet e tyre më të vështira për shkak të dëshpërimit, humbjeve të njëpasnjëshme, dhunës së regjimit, mungesës së shpresës dhe besimit.

Atëherë, a është kaq e rëndësishme, a ezaurohet nevoja ekstreme për ndryshim, a vendosen themelet e një aksioni të suksesshëm opozitar, vetëm duke ftuar demokratët, në Kuvend Kombëtar të jashtëzakonshëm dhe duke marrë vetëm një vendim?

A është ndërprerja e mandatit të z.Bujar Nishani si kryetar i Këshillit Kombëtar dhe e të zgjedhurve si anëtar të këtij këshilli, fillimi i ri dhe zgjidhja e duhur, për hallet e demokrateve dhe shqiptareve?

Sipas vendimeve të sotme, po.

Me një Këshill Kombëtar të ri për PD, në shtator, gati për luftë me regjimin dhe për fitore të reja, përpara.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?