Kronikë

Një mijë euro për t'i çuar në Tiranë, kapet 20-vjeçari në Kakavijë me 5 emigrantë në makinë!  Në pranga edhe një 24-vjeçar në Shkodër

9 Prill 2021, 11:23| Përditesimi: 9 Prill 2021, 11:38

  • Share

Një 24-vjeçar është arrestuar sot në Shkodrë dhe një 20-vjeçar në Kakavijë, të akuzuar dhënie ndihme ndaj shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 20-vjeçari me inicialet A. L., banues në Tiranë,  u kap në afërsi të fshatit Peshkëpi, duke transportuar me automjetin tip "Ford", 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ndërkohë, Policia e Shkodrës bën me dije se 24-vjeçari me inicialet S.M., u kap në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, duke transportuar me një mjet tip “Benz”, 4 shtetas nga vendet e treta, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?