Një muaj pas Botërorit, konfirmohet medalja e bronztë e Briken Cales në stilin e shkëputjes

24 Tetor 2019, 14:04| Përditesimi: 24 Tetor 2019, 14:08

  • Share

Pak më shumë se një muaj që nga momenti kur Briken Calja fitoi medalje të bronztë në Botëror stilin e shkëputjes, peshëngritësi shqiptar ka dhënë një tjetër lajm. Duke iu referuar afatit të analizave antidoping, Calja thotë se tashmë mund të quhet e konfirmuar madalja, e cila mund të hiqej në rast se rezultonte se sportisti kishte përdorur substanca të ndaluara.

Postimi i Briken Cales

Jashtëzakonisht i lumtur! 
Medalja botërore është e Shqipërisë, e shqiptarve dhe personalisht e imja.  Ka kaluar çdo afat i mundshëm për të shuar dyshimin e mendjes më skeptike në lidhje me medaljen e Botërorit të Tajlandës. 
Çdo afat kohor për testet anti-doping ka përfunduar dhe mund të themi plotësisht të bindur që Shqipëria ka një medalje bronzi botërori të përfaqësuar nga Briken Calja.

 

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • per sport te paster: 26/10/2019 12:01

    Mos harro para 2 javesh erdhen analizat pozitive per doping te perdorur nga Endri Karina qe nga lojra olimpike te londonit 2012 .Te uroj suksese sepse je shqiptar por peshngritja ka vrimen me te zeze ne historine e sportit shqiptar. Rastet peshëngritësve me doping në vendin tonë nga vitit 2005 deri më sot sipas IWF Viti 2005 Ilir Kafarani Viti 2007 Isa Balaj, Fetije Kasaj, Mirian Lozi Viti 2011 Shqiponja Brahja Viti 2012 Hysen Pulaku, Erkand Qerimaj, Ilirian Suli Viti 2013 Briken Calja Viti 2014 Romela Begaj, Arbër Çerçizi, Daniel Godelli, Hysen Pulaku Viti 2018 Romela Begaj, Evangjeli Veli Viti 2019 Endri Kari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?