Kryeministri Edi Rama

Një muze për (pa)fajësinë e shtetarëve

25 Dhjetor 2020, 19:33| Përditesimi: 25 Dhjetor 2020, 19:34

  • Share

Të gjithë nxitojnë të lavdërojnë Edi Ramën që ka gjetur një zgjidhje kulturore për të ekspozuar dhuratat që i jepen kryeministrit të Shqipërisë në vite nga kryetar shtetesh apo miq të Shqipërisë, për shkak të detyrës së tij.

Muzeu që ai promovoi përmes një interviste në TV Klan, në të vërtetë nuk është një muze dhuratash. Aty më shumë se raftet plot, janë të dhimbshme raftet bosh. Më shumë se sa një muze që tregon se çfarë i kanë dhuruar Edi Ramës, tregon se çfarë banaliteti ka shoqëruar fatin e dhuratave ndaj kryeministrit shqiptar në vite.

Vetëm një orë e veshur me diamant që kushton 480 mijë euro dhe një unazë që kushton 250 mijë euro do t’i mjaftonte një kryeministri të mos i deklaronte dhe të ishte i pasur.

Si ato dhurata ka marrë natyrisht çdo kryeministër apo president, sa herë ka vizituar vende që kanë traditë dhurata të shtrenjta si bota arabe, apo Azia e largët.

Askush nuk ka dorëzuar asnjë dhuratë në shtetin shqiptar, së paku këto tridhjetë vjet. Të gjithë i kanë konsideruar dhurata personale dhe jo për shkak të përfaqësimit të shtetit shqiptar.

Edhe pse ligji për dhuratat ekziston dhe e limiton tavanin e dhuratës personale deri 100 dollarë, askush nuk i ka inventarizuar ato. Por kanë bërë dhe më keq, kanë zhvatur dhe muret nga pikturat origjinale, duke i zëvendësuar me kopje të tyre, kanë marrë setet e pjatave të Pallatit të Brigadave dhe i kanë zëvendësuar me pjata kineze të tregut çam, apo dhe më keq, kanë marrë në krah sixhade e qilima duke ikur.

Në këtë aspekt, ‘muzeu’ i Edi Ramës me dhurata shtetërore, ka vlerë për të nisur një histori e re e sjelljes ndaj postit zyrtar, por më shumë ka vlerë për të na kujtuar të gjithëve se aty janë vetëm dhuratat e 7 viteve të fundit dhe janë shifra shumë të larta. Po 23 vitet e tjera që askush nuk ka dorëzuar asgjë?

Edi Ramës më shumë se ‘muzeu’, natyrisht i shijon ky kontrast. Ai është në të drejtën e tij ta shijojë këtë gjë, përderisa e vendosi si standard. Është një standard, i cili më së paku ka qëllim të lartësojë veten e tij.

Dukej qartë se atij më shumë i shijonin ato që mungonin në ato rafte, duke na sjellë parasysh të gjithëve fytyrat e tyre, disa prej të cilave duan të rikthehen në atë zyrë.

Është një muze i fajësisë së shtetarëve më shumë se muzeu i pafajësisë së tij.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 26/12/2020 14:11

    Denohen me burg hajdutet e thjeshte minoren ndersa Hajdutet qe kane qendruar ne karriken e kryeministrit apo te presidentit, te cilet kane vjedhur dhuratat, i shohim para ekranit si zgerdhihen duke na uruar krishtlindjet me goten e veres e cila nje dite do tju kthehet ne helm.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 25/12/2020 21:11

    Edo je gjigand

    Përgjigju
  • dibran: 25/12/2020 21:08

    .....Ehhhhhh o Mero djali!!!!!! Po ndiqja me vemendje ekspozene e Rames ne vitrinat e dhuratave...... Dicka shume bukur dhe me domethenie te larte qytetare! .....gjithcka po shkonte ne perfeksion, por hijeshine e atij cicerimi te ngdalte ia prishi ai,KOKEZBATHURI,kokepaleshi..... ...Ishte ne ekstaze dhe gati te fuste doren dhe koken qerose ne cdo sirtar e raft..... I VINTE INAT QE NUK ISHTE AI KRYEMINISTER!!!! Do te behej supermilioner ne ato dhjetra e qindra dhurata super te shtrenjta dhe te bukura.... .....kishte kamera sigurie, se perndryshe do te kishte futur dicka ne xhep!!!!! DOLI DUAR BOSH..... dhe do ta vuaje gjithe jeten!!!! ...do ti shohe edhe ne endrra!!!!!!....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?