Një grup militantësh të lëvizjes “Vetvendosja” janë mbledhur sot në Tiranë, të dënojnë si “tradhëti” ndaj Kosovës, takimin e tre kryeministrave të Ballkanit, atij të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë, të cilët po përpiqen të prodhojnë një format të ri të bashkëpunimit rajonal, mbështetur mbi katër parime të Bashkimit Evropian, për lëvzijen e lirë, qarkullimin e lire të mallrave, qarkullimin e kapitaleve dhe fuqisë punëtore.
Në thelb inciciativa është një përpjekje e secilit vend ballkanik për të përdorur mbështetjen perëndimore për zgjidhjen e problemeve lokale. Ideja është të përdoren katër parimet bazë të lirisë evropiane për të zgjidhur problemet mes njëri- tjetrit.
Për ta shpjeguar më thjeshtë këtë inciativë, duhet të shpjegojmë historinë e dështuar të heqjes së kufirit Shqipëri Kosovë këto 20 vite.
Për 20 vite prej vitit 1999, çdo kryeministër I Shqipërisë apo I Kosovës, sa herë vendoste të dukej patriot, deklaronte se do hiqte kufirin Shqipëri Kosovë, do bashkonin doganat, tatimet, sistemin energjitik, arsimor e broçkulla të tjera.
Ansjëherë nuk u bë asnjë hap. Për dështimet akuzonin njëri tjetrin në fushata, por e vërteta e madhe është se heqjen e kufirit Shqipëri Kosovë, Perëndimi e pengon si një masë garancie që I ka dhënë Serbisë kundër bashkimit Shqipëri Kosovë.
Kjo gjë ka për të vazhduar pafundësisht, aq gjatë sa mund ti punoj fantazia secilit, se kur do të mbyllen bisedimet Serbi Kosovë.
Për tu hequr kufiri Shqipëri Kosovë, pa mbaruar bisedimet, ndoshta të pambarueshme kurrë, mes Serbisë e Kosovës, inciativa e Minishengenit balkanik është e vetmja rrugë, që mund ta shkrijë këtë kufi “de facto”.
Inciativa parashikon që gjithë vendet e rajonit me njëra tjetrën, mund të bëjnë ato gjëra që kanë mundësi të bëjnë nga katër parimet kryesore. Fjala vjen Kosova me Shqipërinë mund ti realizojë të katërta këto parime. Serbia me Kosovën mund të realizojnë dy nga këto parime.(Tregëtinë mirë e kanë). Serbia me Maqedoninë mund ti realizojnë të katërta. Bosnja me Serbinë mund të realizojnë një. Mali I Zi me Serbinë, Shqipërinë e Kosovën mund ti realizojnë të katërta.
Pra nëse ka një gjë patriotike, meq ëu bë modë, që mund të bëhet konrkete dhe mund ti jap fund kësaj gënjeshtrës patetike 20 vjeçare për heqje të kufirit Shqipëri Kosovë, është pikërisht që palët mund të ndërbashkëpunojnë në nivele të pranueshme me njëra tjetrën, në varësi të problemeve që kanë me njëra tjetrën, duke zbutur kështu shumë nga problemet me të cilat duhet të merret BE apo SHBA në të ardhmen për gjëra madhore, siç është dialogu Serbi Kosovë.
Mos pjesëmarrja e Kosovës në këtë pikë i prish punë Shqipërisë dhe Kosovës, pasi djeg shansin që të bëhet heqja e kufirit Shqipëri- Kosovë.
Pa Kosovën, vërtet që ne shqiptarët nuk fitojmë ndonjë gjë të madhe nga Minishengeni, por nuk humbasim ndonjë gjë.
Aman para se të protestojmë si “patriotë” kundër kësaj iniciative, duhet të kemi guximin tu themi shqiptarëve, se ka vetëm nëj shans të heqim kufirin me Kosovën, para se Kosova të pajtohet me Serbinë në mënyrë simbolike përmes Marrveshjes. Dhe ky shnas është Minishengeni.
Përndryshe do të na duhet të presim firmën e Beogradit e Prishtinës si të “pajtuar”, për të hequr kufirin tonë.
Dhe kjo për një arsye të thjeshtë, pasi Kosovën të lirë dhe të pavarur nuk e bëm vet, por na e bëri Perëndimi, SHBA, NATo dhe BE.Ata që na e bënë na e kanë vendosur këtë kusht. Kushti është që Serbisë ti hiqet Kosova, por mos ti jepet Shqipërisë. I vemti koncesion rajonal që na e bën “de facto” heqjen e kufirit është kjo inciativë, e cila në finale dhe mund të dështoj. Por nga ky dështim nuk ka asnjë të fituar. Sidomos për ata që duan të vazhdojnë të kenë “patentën” e patriotizmit.
Pas pak kohësh Albin Kurti do të duhet të takohet me Vuçiçin, siç u takuan vartësit e tij me Duricin duke pirë birra. Askush nuk ka për ti thënë tradhëtar, edhe pse ky Vuçiç do të jetë. Ky që nuk njeh masakrën e Reçakut, ky që ne e tallim si “djalë shqiptari”, ky që I ka shërbyer birra Karaxhiçit dhe që ka në Bruksel e Uashington më shumë miq se Albin Kurti dhe në Serbi më shumë vota se sa Kurti në Kosovë. Nuk kemi për ti thënë tradhëtar Albin Kurtit se nuk e ka zgjedhur ai Vuçiçin në krye të serbëve. E kanë zgjedhur serbët se I përfaqëson ata. Ashtu si një e katërta e kosovarëve ka zgjedhur Kurtin.
E vetmja gjë e përbashkët që shof mes tyre si naconalist, është një parrullë e mbështetësve të Kurtit në mes të Tiranës ku shkruhej “Kosova zemra e Shqipërisë”. Fiks siç e thonë dhe serbët, “Kosova zemra e Serbisë”. Njësoj e kanë retorikën.
Urime zoti Baze, qarte e prere. Shqiptaret, serbet dhe krejt Ballkani perendimor ka nje rruge per tu bere europiane, hapjen, pranimin, tolerancen. Kjo sjellje prej grindaveci ende mbas dekadash, te kujton politiken e pushtuesve: Perca e sundo. Dhe pushtuesit sot jane zoteruesit e tregjeve. Po ashtu ky pseudopatriotizem te kujton plagen e trasheguar te gjakmarrjes e mospajtimit qe dikur shuanin famije te tera. Tani mbjellin izolim, urrejtje dhe varferi. Mospajtimet mund te duan shume kohe neper tavolina, por njerzit sot, jo neser, kane nevoje te rrojne e te punojne ne paqe dhe kjo mund te realizohet me pak vullnet te mire.
Përgjigju