Edi Rama është aq rehat me 'opozitën e vërtetë' dhe 'të pashitur' që ka përballë, saqë, përveçse tallet dhe leqendiset si dhe sa i do kokrra e qejfit, por, pastaj i thotë edhe kryetares së Kuvendit që t'i lejojë të flasin edhe përkundrejt mbarimit të kohës dhe shkeljes së rregullores. Sepse, Edi Rama e di që sa më shumë të flasë kjo 'opozitë' që bën gjullurdi të kotë dhe të pakuptimtë çdo të enjte, aq më jetëgjatë politikisht bëhet ai.
Sepse, Edi Rama e di shumë mirë që zhurma që kjo 'opozitë' e marrë peng nuk është kundër tij, por për hallet e saj. Sepse, Edi Rama e di se me një Plak 'non grata' në krye të opozitës 'së vërtetë' dhe disa çunakëve që herë e kanë betejën mes njëri-tjetrit dhe protagonizmit ekstremisht të sëmurë dhe herë të tjera se kush t'i bjerë më në sy Udhëheqësit Plak, ky grupim nuk vete drejt fitores, por drejt nevojtores.
Sepse, Edi Rama e di që këta nuk bërtasin kundër tij, por ndjekin parimin se 'po nuk kërkove, nuk të jep kush për të ngrënë', ndaj ai i shpërblen me Kulla dhe Pallate, pastaj vjen dhe i tall, duke ua përmendur.
Sepse, Edi Rama e di që sikur qielli me tokën të bashkohen, sikur malet dhe kodrat të bëhen njësh, sikur detet dhe lumenjtë të thahen, kjo 'opozitë' hipokrite, e sëmurë, e pavërtetë, e korruptuar dhe anakronike me realitetin, e sheh me teleskop mundësinë e ardhjes në pushtet.
Ndaj ai është komod. Vjen, tallet dhe ikën. Madje, të enjten me ta e ka si relaks, bën edhe qyfyre.
I kërkon drejtueses së seancës t'i lërë të flasin jashtë radhe.
Cirk duan, cirk t'u japim.
Por në shfaqjen e cirkut këta njomishtet janë krejt amator përballë Ramës, madje dhe vetë Sali Kulla me metaforat dhe epitetet e tij duket shumë i vjetër dhe shumë i dalë mode.
FATEKEQESI KOMETARE qe ne SHQIPERI nuk KA OPOZITE por kane ngelur ca Zhurmues ORDINER qe tregojne "( MUSKUJT ),, para foltores se PARLAMENTIT si CUBA MALESIE e sillen si TIFOZE te SEMURE EXTREMISTE ne STADIUME kur humbasin NDESHJET !
Përgjigju