Sali Berisha, dje në Kuvend

Një stadium me të çmendur për të mbajtur SPAK-un larg Familjes

12 Dhjetor 2021, 09:59| Përditesimi: 12 Dhjetor 2021, 10:00

  • Share

Ironi historike. Sali Berisha zbrazi nëpër Shqipëri një pjesë të thasëve me para të pista, nën hundën e SPAK, për 27 Foltoret e hallit tij familjar.

Mblodhi të çmendurit dhe rrethin e korrupsionit në stadium, për të 'rithemeluar' PD-në pas 31 vitesh me Tritan Shehun, grupin e ish-pionierëve, vilave, bankomatëve dhe eskortës luksoze, me vetë në krye si doktor i byroistëve dhe që i rregullonte krevatin Enverit dhe Nexhmijes.

Pikërish PD-në që e ka mjelë dhe dhunuar për 30 vite me radhë për pasurimin e Familjes së tij, ku në fund e ktheu në bunker për t'u mbrojtur nga bombardimi amerikan si i korruptuar, shantazhues dhe minues i demokracisë në Shqipëri.

I gjithë ky mozaik marrëzie dhe hipokrizie vetëm për të trembur SPAK që të mos veprojë ndaj tij për një sagë me krime njerëzore dhe ekonomike, ndaj Shkëlzenit me miliona euro si sekser dhe pastrues parash me boronica në Gërdec, ndaj Argitës me miliona USD si taksidare, ndaj dhëndrit me 19 kulla të ngritura me para të dyshimta dhe ndaj Lirisë si pastruese e parave të ikonave të evazionit, shfrytëzimit të pasurive publike dhe së fundmi në kërkim nga SPAK për pastrim të parave të mafies italiane.

A tuten SHBA dhe SPAK nga manifestime të tilla frike të korrupsionit elitar?! Ky dimër duket i gjatë dhe i vendosur.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Daje Ceni: 12/12/2021 10:41

    Romani Dimri i vetmise se madhe i shkruar nga i madhi Ismail Kadare eshte sot me aktual se kurre per Sali Berishen qe ne dukje te jep pershtypjen si kur ka akoma force por ne fakt ka ngelur i vetem dhe i paperkrahur nga askush.

    Përgjigju
  • E verteta: 12/12/2021 10:13

    Pse nuk e akuzoni, sekuestroni dhe arrestoni. Bythqima. Sepse keto pune duan burra dhe jo bythqima si Lyli me shoke qe gjoja jane proamerikane. Lyli para zgjedhjeve kur e pyeste ambasada USA nepermjet kazanit se ku do kandidoje Salehi thoshte me gjuhen e rruges KU TI DOJE QEJFI SALEHUT. Ky eshte Lyl bythqimi gjoja proamerikan bashke me ata bythqimat e listes non grata.

    Përgjigju
    • Vertetuesi: 12/12/2021 17:34

      E Verteta. Ke shume te drejte, por une jam dicka i moshuar dhe nuk mund ti them ato Fjale qe ke shkruar ti por ke te dejte kete mund ta them me plot Gojen. E. Hoxha paska qene Lule po ta krahasosh me keta Perbindesha. Kam qene i persekutuar qe ne Femini, por keta Perbindesh po na pine Gjakun e Femijeve tane.Turp, Turp, Turp!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?