Një stil entuziast nga Kryemadhi, për opozitën

29 Korrik 2020, 20:49| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 20:52

  • Share

Monika Kryemadhi është në rrugë të mbarë. Ndryshe nga Basha, ajo ka filluar t’i heqë frikën vetes për zgjedhjet edhe pas ndryshimeve kushtetuese. Më së paku, është e qartë që ndryshimet do të bëhen dhe po mendon si ta bëjë më të lehtë ditën pas ndryshimeve.

Sot për shembull e kishte gjetur një zgjidhje. Kishte çuar Edi Ramën në vend të tretë ose të katërt pas zgjedhjeve dhe e kishte zgjidhur problemin e koalicioneve.

Kjo ka pak rëndësi për rezultatin e vitit të ardhshëm. Kjo ka shumë rëndësi për nesër pasdite, kur ndryshimet do të miratohen dhe opozita do reagojë.

Nëse i përmbahemi logjikës “kërcënuese” të Bashës, opozita normalisht do të thotë “nuk hyjmë në zgjedhje”, “nuk i njohim, nuk i lejojmë”,  etj., si këto. Madje, mund të shkohet dhe tek shprehja e famshme “ata do kalojnë mbi trupin tim”.

Qëndrimi i Monikës është më inteligjent dhe më politik. Ajo i lë vetes derën hapur për të folur njësoj si fituese dhe nesër pasdite. Dhe kjo është më e shëndetshme për opozitën, se sa ajo që bën Basha, duke filluar procesin e ri të të gënjyerit të militantëve.

Po ashtu është e zgjuar që dhe Meta u përmbajt sot pasdite. Prisja t’i rikthehej teorisë së sovranitetit, kundër ambasadorëve, sidomos asaj të SHBA, që e konsideron të drejtë të Parlamentit, të marrë vendime për ndryshime të tjera përtej 5 Qershorit.

Po ashtu u përmbajt dhe ndaj ambasadorit Soreca. Mund të duartrokiste për fjalinë e parë ambasadorin Soreca, që këshillon të mos bëhen ndryshime kushtetuese të njëanshme, se rrezikon që njëra palë mund të mos njohë qeverinë e dalë nga zgjedhjet. Por kjo të lë shije të hidhur, pasi ai e bën fakt të kryer që do fitojë Rama dhe ka frikë se mos nuk e njeh Basha. Pasi Rama nuk ka si të mos e njohë po fitoi, se i njeh ndryshimet kushtetuese.

Sot ishte dita e fundit, kur opozita mund të bënte sikur i bashkohej ndryshimit dhe në Këshillin Politik.

Diçka dhe bëri sot. Propozoi ndryshimin e Kushtetutës për listat e hapura. Pra thjesht nuk bien dakord për formulën e koalicioneve. Ata e duan koalicionin me shumë lista, socialistët e duan koalicionin parazgjedhor me një listë, si gjithë vendet e OSBE që bëjnë zgjedhje të lira.

Pra “virgjëria” e mos prekjes së Kushtetutës ra nga vetë opozita. Debati është sa thellë është shkuar.

Kryemadhi e ka gjetur zgjidhjen. Tani “për një plesht nuk digjet gjithë jorgani”. Nuk u bë, nuk u bë. Në zgjedhje duhet hyrë, jeta do të vazhdojë edhe pas 30 Korrikut dhe morali duhet ngritur. I ka rënë shkurt, duke “caktuar” që Edi Rama del i katërti dhe bën thirrje të vazhdojnë përpara.

Lulzim Basha duhet të mësojë diçka nga ky stil. Natyrisht jo në mënyrë kaq vulgare, por në përmbajtjen e tij. Është më mirë të shfaqesh si fitimtar entuziast, se sa si kërcënues i dështuar. Në të dyja raste mund të mos ia dalësh, por të paktën kështu si Monika, e shtyn me shpresë deri në fund kur thua se Rama do dalë i katërti. Ky stili tjetër, duke kërcënuar që “do të kalosh mbi trupin tim”, nuk shtyhet. Jo për gjë, por Edi Rama është edhe i gjatë dhe kalon pa të prekur fare.

Komento

Komente

  • Dangellia: 30/07/2020 09:35

    Hahaha bravo zoti mero kot nuk jemi pak nga nje ane ne ja themi per pene....shum koment i sakt

    Përgjigju
  • leone: 30/07/2020 09:22

    Monika e Cocaines dhe jo vetem i vuri karar me se fundmi dhe,me thene te drejten mire e ka! Partiza apo particka e saj del e para ne zgjedhje (merr nja dy-tre deputete);pas saj ne vendin e dyte del Basha ,krie.ari i bandes se madhe.Ai e ka fitoren ne xhep.Do marre nja 30-40 vende dhe do fuse ne parlamentin e ardheshem nje pjese jo te vogel te kamikazeve qe ka rreth tij ,te lidhur me te e me krimin me njemije e nje fije.Ne vend te trete ka mundesi te dale Rama ,i cili duam nuk duam ne ,do marre afersisht (+/-)gjysmen e deputeteve te ardhshem.Ne vend te katert do renditet partia e re e Murrizit apo e Hajdarit,qe sipas mendimit tim do marrin te pakten 15-20 deputete,(ne mos befte surprizen e te marre me shume se partia e bandes se madhe te BerishoBashes)duke patur parasysh se ka shume anetare e simpatizante te PS-se qe u vjen per te vjelle nga lyl brilantina dhe kupola e degjeneruar rreth tij.Une po te isha i pozicionuar djathtas do votoja 100 here Murrizin e Rudinen se se krie.arin e PD-se e llumin qe ka mbledhur rreth tij.Pastaj me radhe do jene partia e Patozit etj etj.Risia e fundit do jete se partizat e tjera te grumbulluara te ansamblit te gaforreve"na bashkoi kenga popullore e lyl hollandezit" do mbeten jashte parlamentit,duke vene nje pikepyetje per partine e Agron Dukes,nese do kandidoje e vetme...Megjithate zgjedhjet jane tek pragu i deres dhe do shohim se si do jete renditja e partive,sic them une e doktorresha e shkencave te kafese e te cocaines apo do renditen ndryshe?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?