Ish kryeministri Berisha

Një sugjerim miqësor për deputetët që ndoqën Berishën!

23 Maj 2023, 18:35| Përditesimi: 23 Maj 2023, 18:36

  • Share

Tek “Lehtësia e padurueshme e qenies”, Milan Kundera ka një fragment që sot i shkon përshtat më shumë se kurrë atyre deputetëve të PD-së që, dy vite më parë dhe në vijim, i shkuan nga pas marrëzisë së Berishës.

Mes të tjerash, në roman ka një pjesë ku thuhet se të mos bësh kompromis me të keqen dhe të mos e diferencosh atë nga e mira, është një aftësi që ne po e humbasim. Kjo ka bërë të mos e dimë më se ç’është të ndihesh fajtor.

“Komunistët, – vijon më tej, – e kanë gjetur justifikimin: Stalini na mashtroi. Vrasësi justifikohet duke thënë se nuk e ka dashur e ëma dhe ishte i frustruar. Dhe befas ti the: Nuk ka asnjë justifikim.

Askush nuk ishte aq i pafajshëm, thellë në shpirt dhe në ndërgjegje, sa Edipi. E, megjithatë, ai e ndëshkoi vetë veten, kur pa se ç’kishte bërë…”

M’u kujtua sot ky pasazh, edhe pse i lexuar kohë më parë, kur shoh deputetët e PD-së që e ndoqën nga pas Berishën jo se besonin tek e vërteta e tij, por i trembeshin ‘forcës’ së tij. I shkuan të përulur jo se shpresonin tek reformimi apo demokratizimi i partisë së tij, por vetëm për të negociuar mandatin e tyre për një katërvjeçar tjetër.

Iu bashkuan jo se i çoi arsyeja e shëndoshë, por institkti i mbijetesës. Iu bashkëngjitën turmës se nuhatën që vetëm ashtu mund ta shpëtonin karrierën e tyre, edhe pse në gjithçka që bën nuk treguan asnjë cilësi elitare, duke harruar se turma, sipas asaj që beson e djathta, është bërë për t’u udhëhequr dhe jo për të udhëhequr.

Ndaj sot, kur demokratët i kanë lënë në mes të katër rrugëve, pa asnjë fitore, me një parti të shpartalluar, më të dobët se kurrë, më të përçarë se asnjëherë, të shndërruar në një çetë guerrilase anakronike dhe, mbi të gjitha, nën strehëzën e partiçkës së Ilir Metës, i cili është i vetmi i fituar nga e gjthë kjo situatë, t’i lënë justifikimet tavolinave të kafeneve, të heqin dorë nga të vijuarit në mashtrime, dhe të bëjnë atë që bëri Edipi kur mori vesh të vërtetën.

Vetëm ashtu mund ta shlyejnë gabimin që bën ndaj demokratëve dhe ndaj shqiptarëve, duke ndjekur nga pas një politikan në dimrin e vetmisë së tij të madhe politike jo se besonin tek fitorja e tij, por sepse shpresuan që, duke u bashkuar me më të ‘fortin’, e ardhmja politike e tyre do ishte e sigurt.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?