Një histori disa-vjeçare dhune fizike dhe terrori psikologjik brenda mureve të shtëpisë është zbuluar në Tiranë. Një 35-vjeçar mbante të mbyllur në banesë, gruan, vajzën e mitur, dhe nënën e tij. Sa herë largohej i kyçte i ruante me kamera dhe i bllokonte valët telefonike.
Edhe pse gruaja dhe nëna e tij ishin viktima të këtij terrori prej vitesh asnjë denoncim nuk ishte bërë në polici.
Po si policia arriti të mësonte çfarë ndodhte brenda asaj banese?
Shqiptara.com mëson se ka qenë një telefonatë në polici. Blutë përpiqen të jenë diskret për të treguar më shumë për personin që ka bërë denoncimin por dihet që është jashtë familjes së ngushtë që kishte krijuar brenda mureve Jetnor Zh.
Edhe pse nuk kishte një denoncim, efektivët e Komisariatit nr. 1 kanë shkuar për të kontrolluar dhe mësuar si qëndron e vërteta por kanë gjetur derën e kyçur
Kur kanë trokitur, dera nuk është hapur edhe pse në brenda ka pasur fëmijë. Më pas kanë telefonuar Jetnor Zh. dhe i kanë kërkuar të hapë derën.
Më pas kanë gjetur 35-vjeçarin, i cili më pas i ka futur brenda në banesë. Bashkëshortja e tij nuk ka thënë asnjë fjalë para hetuesve. Ka qenë nëna e tij, Hume Zh. e cila ka treguar se i mbante të kyçur dhe ushtronte dhunë mbi të treja.
Bashkëshotja e tij për shkak të situatës nuk është në gjendje të mirë psikologjike. Në banesë janë gjetur letra të shumta lamtumire për shkak të tentativës për vetëvrasje, informon gazetari Sokol Dema.
Çifti kishte 2 fëmijë të mitur.
Lajmi kryesor:
E rëndë në Tiranë/ 35 vjeçari 'burgoste' në shtëpi e dhunonte nënën, gruan e vajzën e mitur! Policia i gjeti të kyçura! Gruaja tentoi vetëvrasjen
S.G/ReportTv.al