Sergey Lavrov

Një turp dhe një sinjal i tmerrshëm!

25 Shkurt 2022, 13:19| Përditesimi: 25 Shkurt 2022, 13:20

  • Share

Një ministër zviceran (nga partia populliste SVP) e quan ministrin e Jashtëm rus “njërin prej më të mirëve”. Dhe këtë e bën në ditën e agresionit rus kundër Ukrainës. Po ky ministër thotë se Putini është “natyrisht kokë strategjike.

Ai i ka synimet e tij, që dëshiron t’i realizojë. Këtë e ka dëshmuar vazhdimisht viteve të fundit”. Po, e vërtetë – e ka dëshmuar me helmim të kundërshtarëve politikë, me arrestim të opozitarëve, me sulme kundër shteteve të tjera. Një deputet i SVP-së, i cili është edhe kryeredaktor dhe pronar i një reviste populliste, e sheh Perëndimin si “agresor të vërtetë”, jo Rusinë.

Edhe sjellja e qeverisë zvicerane sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë është më shumë se absurde. Oligarkët rusë të sanksionuar nga vendet e tjera mund të kenë qasje në xhirollogaritë e tyre në bankat zvicerane pa problem (në BE nuk munden). Edhe xhirollogaritë e funksionarëve rusë në Zvicër nuk do të bllokohen. 80 për qind e tregtisë ruse me lëndë të parë zhvillohet përmes Gjenevës, Zugut, Luganos dhe Zürichut. Banka të rëndësishme ruse si Sberbank dhe Gazprombank kanë degë në Zvicër. Personat privatë rusë më së shumti para transferojnë në Zvicër (krejt këto janë të dhëna nga Ambasada e Zvicrës në Moskë).

Sjellja e qeverisë së Zvicrës është e turpshme dhe është një sinjal fatal. Argumenti se Zvicra është shtet neutral nuk qëndron kur preken themelet fundamentale të rendit botëror siç është pushtimi i një vendi tjetër pa asnjë provokim paraprak.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • emri: 25/02/2022 16:37

    ti vertet qe nuk ja shkendike fare nga ekonomia dhe strategjite e interesat e shteteve te cilat levizin sipas konjukturave. mbiemrin Robelli duhet ta kishe toRobelli. ska problem ate sheh ne siperfaqe nuk te ve faj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?