Protesta e 11 Shkurtit mëtohet se është mundësia që opozita e sotme nën drejtimin e Berishës të shpalosë vizionin e saj. E themi nën drejtimin e tij, pasi pjesa tjetër është duke u përpjekur në aspektin ligjor dhe politik për evidentimin dhe mbajtjen e vulës së PD-së. Që kur z. Alibeaj është komanduar për të drejtuar këtë pjesë legale, deri më tashmë të Partisë Demokratike dhe grupin e saj parlamentar bjerrja e numrave të anëtarëve është e madhe. Edhe kauzat më të drejta të tyre shfryhen prej numrave por më shumë se kaq pritshmërive dhe seriozitetit të shpalosur. Jo më shumë po shkon edhe pjesa e Berishës, që u ka rënë entuziazmi i dikurshëm i “Foltoreve” dhe turi frenetik që pretendoi ortekun.
6 Marsi i vuri pritën e parë këtij kinse orteku, kurse zhvillimet e mëpasme e bën PD-në thjesht të vesonte fjalë por aspak aksion. Në anketimet, që duhen marrë me rezerva, të dy palët e PD-së janë shumë më inferiore qoftë edhe nëse do ishin të bashkuara sesa kundërshtari i tyre. Kurse më keq akoma, kauzat që dikur mbante Basha dhe Kryemadhi, po rezultojnë shumë më efikase. E para nga numrat që thërritën pas vetes, por më shumë se kaq etjen e militantëve opozitarë për t’u rikthyer në pushtet. E dyta nga fryma që lidhej me mbarimin e mandatit të dytë të Ramës, që për hir të së vërtetës edhe vetën, megjithë deklarimet optimiste në fund, nuk e priste këtë fitore të mandatit të tretë.
Situata s’është fare ndryshe tani. Pushteti lokal, i cili është në dorë të pozitës, ka treguar se është i pamatë, kurse përkthimi i shërbimit të tij lë shumë për të dëshiruar. Ndërkohë që opozita e sotme edhe kur kanë mbetur pak javë, jo vetëm se duket po merret thjesht me mobilizimin e militantëve për marrjen e votave sesa shpalosjen e vizionit për administrimin e qyteteve. Dhe, kjo e fundit, mungon edhe te vetë lideri i opozitës Berisha. Qysh kur premtoi se do i përcillte demokratët drejt konservatorizmit (!!!); qysh kur në krye të çdo dy javëve premtoi se do përzinte Ramën dhe do bënte protesta të vazhdueshme dhe mezi arriti një numër fare të pakët të tyre; e mbi të gjitha kur premtoi para të gjithëve se do të bashkonte PD-në, ai po bjerret dhe pandalshëm. Nga dy muaj më parë, kur sapo mori vesh datën e samitit e shpalli ditë proteste, kurse tashmë duhet të dilte çështja e Charlie McGonigal, që t’i nxirrte edhe njëherë njerëzit në shesh.
Ndërkohë aleanca me Partinë e Lirisë është edhe një gur më shumë në qafën e lodhur nga ngarkesat e kota të njerëzve të Partisë Demokratike. Militantët nuk mund të harrojnë metamorfozën e tyre pas mandatit, kur LSI-ja bashkoi udhën me PS-në , por edhe sjelljen e Metës, kryetarit aktual të PL-së, ish presidentin e vendit, që i humbi bajagi pikë opozitës dhe nën përvojën e Berishës thjesht improvizon edhe ai sipas mënyrës së tij. Duke krijuar një strukturë sa hap e mbyll sytë por edhe duke bërë axhustime të militantëve yes-man të tij.
Për fatin e keq të shqiptarëve, duket se ky makth do të vazhdojë dhe më tej, ndërsa njerëzit në pashpresën e tyre do t’i besojnë më shumë rastësisë, atë që e ka prirë gjithnjë vendin tonë në kapërcyell të ndryshimeve të tij. Dhe, ndoshta një e tillë është e nevojshme edhe më tani, por aman nga njerëz me vizion dhe jo improvizimet e Berishës dhe të Metës.
Po mo shoku Arben, e hëngre tasin me përshesh për sot mirë janë hajdutët
Përgjigju