Ish-kryeministri Sali Berisha

Njeriu i 'Vitrinës' dhe 'Kristialit' sot çirret për cilësinë e arsimit

17 Gusht 2022, 17:48| Përditesimi: 17 Gusht 2022, 17:51

  • Share

“Arsimi në rrezik”. Me këtë temë, Sali Berisha kishte mbledhur këtë të martë disa “ekspertë” të arsimit dhe mësues, të cilët diskutonin gjëndjen e “mjeruar” të arsimit në Shqipëri. Është paksa ironike në fakt, që alarmin për arsimin ta japë pikërisht njeriu që e shkatërroi atë në mënyrë të pariparueshme.

Sali Berisha do të mbahet mend si kryeministri që lejoi hapjen e kioskave që shisnin diploma universitare, të tilla si “Vitrina”, “Kristiali” e dhjetëra të tjera. Aq sa të gjithë u bënë me diploma dhe sot shumë prej tyre i ke drejtues në administratë e politikë. Kuptohet, arsimi edhe sot ka shumë problem.

Por Edi Ramës duhet t’i njihet merita që mbylli kisokat e hapura nga Sali Berisha, që shisnin diploma. Ndërsa njeriu që sot bërtet se arsimi është në rrezik, duhet të kuptojë se në fakt, rreziku i arsimit (dhe jo vetëm), është pikërisht ai, njeriu i kioskave që i ktheu në universitete.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 18/08/2022 05:38

    Po por mbajti edhe rinine ne vend dhe shperndare neper Shqiperi onpykat e rilindjes neokom.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?