Njihuni me fermën e veçantë, ku krijohet qumështi ‘magjik’ për sëmundje të ndryshme

10 Nëntor 2020, 11:45| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 11:50

  • Share

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ udhëtuam drejt Delvinës, për të parë nga afër fermën e gomaricave, qumështi i të cilave ka benefite të shumta në organizëm. Kjo fermë e vogël është krijuar nga Pëllumb dhe Lilo Cako dy vëllezër të cilët merren prej vitesh me rritjen e këtyre kafshëve për të përfituar prej tyre qumështin ‘çudibërës’.

Lilo Cako thotë se gomaricat tashmë janë kthyer në ‘ specie në zhdukje’ pasi sa vjen dhe gjenden më pak të tilla, prandaj ai po përpiqet që të shumojë numrin e tyre:

‘’ Duam të punësojmë njerëz që kanë nevojë nga ana ekonomike dhe më shumë për të mbarështuar kafshën që na intereson, sepse është shumë specie në zhdukje, sapo vete dhe degradohet.Numri është I kilometruar nuk gjen më gomarica, të paktën në rrethin e Sarandës, dhe t’I kërkosh me qirinj nuk I gjen dot, në një kohë që kishte dhjetë në cdo shtëpi, ska fare. Jam I vetmi deri më sot jo vetëm në zonën e Sarandës por edhe në Shqipëri, si fermë me NIPT si fermë me gomarica’’ u shpreh Lilo Cako, pronari I fermës.

Ata janë të punësuar familjarisht në këtë fermë, ndërsa po përpiqen që ta zgjerojnë më tej fermën e tyre për të punësuar edhe banorë të tjerë të zonës, për t’i ndihmuar ekonomikisht.

Ferma aktulisht ka 25 gomarica dhe 1 gomar, por ata janë në përpjekje për ta zgjeruar atë:

‘’  Këto kafshë momentin e fjetjes e duan shumë të rehatshme sepse stresohen menjëherë, është kafsha më delikate që mund të ketë planeti, sa më shumë që ta mirëmbash aq më të mira ke, e neglizhove pak të neglizhojë menjëherë, është shumë delikate.Emrin ka gomaricë, por është shumë delikate’’ thotë Lilo Cako për kafshët që ka vendosur të kujdeset dhe me siguri i njeh më së miri.

Ndërsa Pëllumb Cako, pronari tjetër I kësaj ferme të veçantë tha së kjo fermë duhet vizituar me patjetër:

‘’ Të vizitojnë zonën, të vizitojnë fshatin, jo vetëm për të parë fermën por edhe për të degustuar qoftë edhe ushqimet tradicionale të zonës, të fshatit këtu dhe të gjtihë krahinës që përfshin këtë zonë’’ .

Kjo fermë e veçantë ndodhet edhe në një zonë mjaft të bukur në fshatin Burres të Delvinës, e cila ndodhet 800 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga bukuri të panumërta natyrore.

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?