Izet Shulku, është dibrani që në qytet është pagëzuar ”Tarzani i Didrës”. I pëlqen të sfidojë temperaturat e ulëta, noton në ujin e akullt.
Temperaturat deri në 12 gradë nën zero, nuk e pengojnë aspak të zhytet mes ujit të ftohtë me akull.
Izeti është 50 vjeç këtë sport ekstrem e ka ushtruar prej 20 vjetësh.
Izeti rrëfen për Report Tv se si e nisi këtë sport ekstrem, të cilin thotë se nuk e ndërron me asgjë.
“Prej vitesh e vijon. Hobi im ishte stërvitja zhytja në borë në akull. Aty gjej kënaqësinë time shpirtërore. Më shumë flej nëpër male ndihem më i lumtur.
Një tjetër pasion i Tarzanit të Dibrës është ngjitja e maleve më të larta të vendit, në shi e në diell.
Tregon se është ngjitur qindra herë në malin e Korabit që është 2764 metra i lartë dhe ka qenë udhërrëfyes për shumë turistë që kanë dashur të vizitojnë majat mallet e Dibrës.
"E kam ngjitur mbi 20 herë malin e Korabit"
Izeti përveç sportit dhe pasjonit për natyrën ka nje biznes të vetin lokal ky dhe aty e gjetëm që gatuan shumë mirë të gjitha ushqimet tradicionale të Dibrës
Bravo te qoft ti je shqiptar i vertet qe nuk e leshin vendin tend asnjëher bravo je ????
Përgjigjuizet bravo dhe komplimenta per elokuencen ne te folur! dituria ka lind ne diber bravo
Përgjigju