Njihuni si SPAK do luftojë krimin dhe korrupsionin! Publikon logon kuqezi

1 Qershor 2020, 14:11| Përditesimi: 1 Qershor 2020, 14:39

  • Share

TIRANË- SPAK krijon logon dhe i beson 6 prokurorëve luftën kundër krimit të organizuar dhe pesë prej tyre luftën ndaj korrupsionit. Struktura kundër krimit të organizuar brenda SPAK do të drejtohet nga Altin Dumani i cili njëherazi do të jetë dhe zv.drejtues i SPAK dhe do të hetojë botën e krimit sëbashku me Vladimir Marën, Behar Dibrën, Ened Nakuçin, Doloreza Musabelliun dhe Elida Kaçkinin.

Dumani aktualisht ka në hetim dosjen e atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, ndërsa Behar Dibra ndër dosjet e fundit që finalizoi ishte ajo e klandestinëve të paligjshëm drejt SHBA-ve.

Altin Dumani dhe Ervin Kondili

Korrupsioni i është besuar si drejtues prokurorit Ervin Kondili si dhe Klodjan Brahos, Enkeleda Millonait, Dritan Prençit, Sotir Kllapi. Braho është prokurori i dosjes së zyrtarëve të lartë, Kondili i njohur si prokurori i kokainës së Maminasit po heton edhe dosjen e teatrit kombëtar.

1591010825_spak.png

Logoja e SPAK

Por përse ka ndodhur kjo ndarje?

Sipas SPAK eksperienca ndër vite e prokurorëve, kualifikimet dhe nevoja për një efikasitet të lartë ka sjellë këtë ndarje. Duke vlerësuar faktin që specializimi për kategori të caktuara veprash penale është element thelbësor ndikues në rritjen e efikasitetit të ushtrimit të ndjekjes penale në përgjithësi; Nisur nga fakti se objekti i punës së Prokurorisë së Posaçme përfshin dy drejtime kryesore: ushtrimi i ndjekjes penale kundër krimit të organizuar dhe ushtrimi i ndjekjes penale kundër korrupsionit-thotë SPAK.

Aktualisht SPAK ka 12 prokurorë përfshi edhe drejtuesin Arben Kraja ndërsa sipas strukturës së miratuar nga KLP duhet të jenë 15 prokurorë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 01/06/2020 22:03

    Ama keshtu e filluat punen ju?! Mendjen per fasada e keni mendjen dhe juve?! Lereni logon dhe filloni hetoni te gjithe politikanet dhe te afermit deri ne brezin e trete gjithe keto 30 vjet se ndryshe nuk behet ky vend me..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?