Nostalgji/ Copëza tingujsh, muzike dhe kujtimesh me mjeshtrin e ‘fundit’ të klarinetës: Të detyron shpirti t’i luash gishtat, jo çdo njeri mund ta bëj…( VIDEO)

5 Shkurt 2021, 12:15| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 12:30

  • Share

TIRANË- Klarineta është një ndër instrumentat më të vjetër muzikor. Në studion e “ Rreze Dielli” ishte i ftuar instrumentisti i njohur i klarinetës Hekuran Xhambali, për të risjell edhe njëherë nëpërmjet bisedës nostalgji, kujtime të bukura me muzikën që krijohej nën tingujt e këtij instrumenti.

Të shumta kanë qenë koncertet ku ka marrë pjesë ai, por ndër më kryesorët dhe më të bukurat përmend Koncertin në Vienë, për të cilën shprehet mjaft i kënaqur për punën në këtë koncert por mjaft i zhgënjyer me mënyrën se si trajtohen artistët në Shqipëri, dhe vlerësimi që I është bërë sidomos këtij instrumenti.

“Kjo ka qenë dicka e madhe, që të hapësh muzikën simfonike botërore të Vienës me një muzikë shqiptare, kjo është një arritje e madhe një mrekulli. Mirëpo këta tanët, nuk e gatuan shumë këtë muhabet sepse e kanë mendjen për veten e tyre’’ u shpreh ai.

Ndërsa shprehet gjithashtu se shikon njëlloj dobësimi në muzikën tradicionale shqiptare:

"Nuk është punë me i lujt vetëm gishtat, por duhet karakteri, ta ruash traditën tënde. Këta instrumentistat janë shumë të mirë, kanë ecur shumë përpara  por duhet tja bësh një cik yzmetin më tepër vendit tënd. Mos me ndërhy më nuanca të huaja. Muzika ka ecur goxha por nuk janë shumë të pastër në karakterin e tyre shqiptar. Ka shumë të talentuar Shqipëria, po këta të talentuarit kanë mbetur mbrapa, kanë zënë vend ata të paaftit. Kjo është e vërtetë.Kemi ca drejtues që kanë mbaruar një copë shkollë, dakord jam por nuk jetove me popullin nuk mund ta bësh atë”  tha ndër të tjera ai.

I pyetur për lidhjen e fortë që ka krijuar me këtë instrument dhe me tingujt e muzikës që krijohen prej tij, ai u shpreh se janë tinguj që dalin nga shpirti:

“Muzikën nuk e bën vetëm instrumenti ose gishtat, e bën shpirti. Të detyron shpirti ti luash gishtat, duhet të jesh I lindur me ndjenja, jo cdo njeri mund ta bëj, mund t’i luash gishtat por nuk ta dha shpirti brenda nuk del bukur ajo sado që t’i lëvizësh gishtat” përfundoi ai.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?