Novoselë, nis asfaltimi i rrugës së fshatit Trevllazër/ Leli: Paralelisht, edhe furnizimi me ujë pijshëm

15 Qershor 2019, 18:06| Përditesimi: 15 Qershor 2019, 18:24

  • Share

Ka nisur sot asfaltimi i 1.5 km rrugë në fshatin Trevllazër të Njësisë Administrative Novoselë të Bashkisë Vlorë. Kryebashkiaku Dritan Leli ka qenë për të inspektuar nga afër punimet, nga ku u shpreh se shtrimi i të gjithë rrugës nga aksi nacional deri lart në qendër të fshatit do të jetë i ndarë me dy faza.

Ndërsa paralelisht me rrugën sipas Lelit kanë nisur edhe punimet për furnizimin me ujë të pijshëm për ata familje që vuajnë këtë problematikë.

"Kemi ardhur për të parë zhvillimin e punës për asfaltimin e rrugës së fshatit e cila ishte një nga premtimet që do të mbaronte me buxhetin e këtij viti. Punët janë të ndara që në pikun e sezonit turistik këto punime të jenë të përfunduara. Janë bërë disa restaurime për çështjen e ujit të pijshëm por projekti përfundimtar po  punohet nga ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve në Bashkinë e Vlorës së bashku me donatorët duan të përmirësojnë në mënyrë përfundimtare problemin e ujit ët pijshëm", tha Leli.

Ndërkohë gjatë inspektimit të punimeve kryebashkiaku tha se brenda javës të ardhshme do të përfundohet edhe riparimi i rrjetit elektrik të tensionit të mesëm.

"Gjithashtu është duke u punuar edhe në linjën e ABC për tensionin e mesëm i cili është një nga investimet kryesore që do të bëjmë këtu", theksoi kryetari i Bashkisë së Vlorës.

Rehabilitimi i rrugës vjen menjëherë pas protestës së banorëve të fshatit Trevllazër për rrugën dhe ujin përpara bashkisë së Vlorës.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alban2019: 16/06/2019 02:58

    Shtrohet rruga???? hahahah kjo eshte hedhje asfalti ne nje rruge me pluhur. Si nuk ju vjen turp dhe shkoni dilin edhe ne video...ku jane trotuaret, ku jane tubacionet poshte dhe jo anash asfaltit qe me te ik makina re brenda, ku jane vijat e bardha anash dhe ne mes....sinqerisht qe keni luajtur mendsh. Normal kur kujtoj BERISHOVIÇ ju me dukeni lule por aman more se lat nam.

    Përgjigju
  • &$$$$$: 15/06/2019 23:22

    Shum gabim shteti qe i shtron rrug dhe i con ujin .. fshataret e trevllazerit jan te papergjegjshem se i kan vjedh tubat e ujit te gjith linjen e fshatit dhe tani skan turp kerkoj ujin .. pse nuk i lerkojn llogari vetes se tyre pse i vodhen tubat e ujit ? Pastaj te ankohen ne bashki .. dhe te paguajn edhe taksen e tokes , jo vetem te kerkojn investime nga shteti .. nuk funksionon shteti keshtu si e ka kuptuar fshataret e trevllazrit.. pa taksa nuk ka investime o popull ..!

    Përgjigju
  • Ardi: 15/06/2019 22:42

    O ZOOOT ka 30 vjet i njëjti skenar para zgjedhjeve shtrohet nga një rrugë copë copë dhe direkt 15.ditë.pas zgjedhjeve rruga bëhet më keq se para se të shtrohej. Plehra mutër PS. PD. LSI DHE MUTËRI.

    Përgjigju
  • Rrota: 15/06/2019 19:18

    Hahaha te tremben trevllazjotet.... Hahaha ka dhe fshatra te tjere rrotull

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?