2 qenusha duke parë

Bota

Nuk do të shohin më ‘reality shows’ dhe komedi romantike, Britania krijon televizionin për qentë, qëllimi relaksi dhe eliminimi i stresit

29 Nëntor 2021, 10:18| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 10:20

  • Share

Miku më i mirë i njeriut, nuk do të duhet të durojë më telenovelat, filmat romantik dhe “reality shoës” të njerëzve që pa një ditë të lodhshme shtrihen në divan për të shijuar televizorin, kjo pasi trashmë në Britaninë e Madhe është krijuar “Dog Tv”.

Çfarë është “DogTv” (televizioni për qentë)?! Një televizion i krijuar posaçërisht për kujdesin dhe argëtimin maksimal të qenushve.

Kanali transmeton programe të testuar shkencërisht që synojnë të lehtësojnë simptomat e kushteve të tilla si ankthi për shkak të ndarjen nga i zoti, vetmia dhe stresi. Ka gjithashtu shfaqje për të ndihmuar pronarët të kuptojnë dhe të kujdesen më mirë për kafshët e tyre shtëpiake.

Numri i personave që morën një qenë gjatë karantinës është shumë i lartë, ndaj “DogTv” është një zgjidhje që është përqafuar mjaft nga britanikët. 

Televizioni është krijuar pas studimeve të nevojave fiziologjike dhe psikologjike dhe dëshirat e qenëve, për t'i ndihmuar ata të ndjehen më të stimuluar ose të relaksuar kur është e nevojshme, kanë thënë prodhuesit në një deklaratë.

Ngjyrat, frekuencat e audios dhe planet e kamerës janë krijuar në mënyrë që t’i përshtaten shqisave të qenve.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?