'Nuk dua fytyra të relaksuara', Shehi: E bukur në festojmë kundër Teutës! Gega sinjale lamtumire nga Skënderbeu në fund të sezonit

3 Maj 2022, 16:17| Përditesimi: 3 Maj 2022, 18:25

  • Share

Një fitore larg titullit kampion në Superligë është Tirana. Për të përmbushur misionin bardheblutë do kenë mundësi të mërkurën, pasi në orën 16:45 do përballen me Teutën në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, e vlefshme për javën e 32 të kampionatit.

“Është e vërtetë që nuk jemi aty ku duhet sa i përket grintës dhe dëshirës. Shpresoj që nesër të na rikthehen këto cilësi. Nesër mos të jenë fytyra të relaksuara, por me uri për t’u rikthyer te fitorja sepse është hera e parë që këtë kampionat pësojmë dy humbje rradhazi,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Shansin për të festuar titullin numër 26 Tirana e ka me Teutën, skuadrën kampione në fuqi.

“Shpresojmë dhe do zoti që të kemi edhe fatin sepse është diçka e bukur nëqoftëse arrijmë ta fitojmë titullin përballë skuadrës kampione,”-deklaroi Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Po të mërkurën luhet Skënderbeu-Kastrioti, me korçarët që tani janë pothuajse të rënë. Edhe trajneri Gega ka lëshuar mesazhe lamtumire në fund të sezonit.

“Do ulem të bisedoj me residentin Takaj shumë sinqerisht, sepse unë erdha për Superligën. Megjithatë jam kënaqur me këtë lloj ambienti, me punën pavarësisht se vazhdojmë të marrim kritika për situatën,”-tha Skënder Gega, trajner i Skënderbeut.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?