‘Nuk e di varrin e nënës, dua t’i dërgoj lule’/ 39-vjeçarja e rritur jetime rrëfen dhunën nga vëllezërit e sëmurë (VIDEO)

9 Mars 2021, 18:22| Përditesimi: 9 Mars 2021, 20:43

  • Share

Në pak minuta, Valdete Lleshi rrëfeu dhembjen që përjetonte dhe jetën e mjerueshme që bën çdo ditë me dy vëllezërit e saj të sëmurë. Ishte vetëm 4-vjeçe, kur humbi babain gjatë një ndërhyrje kirurgikale në veshka. Nëna pas kësaj ngjarje përfundoi në psikiatrinë e Shkodrës. Babain nuk e kujton aspak, ndërsa imazhin e nënës nuk e ka harruar.

Ishim shumë të vegjël kur babai vdiq, unë isha më e madhja nga fëmijët. Nuk e kujtoj fare babain tim, ndërsa nënën po. E mbaj mend, që ajo më shumë qëndronte në spital, sesa në shtëpi me ne. Ka qenë data 28 nëntor 1990, kur mësuesja më dërgoi në shtëpi dhe aty pashë shumë njerëz, por nuk kuptoja çfarë kishte ndodhur. Gjyshja na mori të katërve dhe na rriti deri sa ishte gjallë. Ajo më ka folur për babain dhe nënën time”

Sot, pas afro 31-vitesh Valdete Lleshi nuk e di ku ndodhet varri i nënës, ajo ka mësuar nga xhaxhallarët se trupi i saj prehet në qytetin e Shkodrës.

Pas shumë vitesh mësova që trupin e mamit nuk e sollën në Has, pasi xhaxhallarët e mi nuk e kishin marrë. Nëna ime ishte rritur jetime dhe askush nuk shkoi të interesohej. Stafi mjekësor e ka varrosur aty në qytetin e  Shkodrës. Dua ta di ku e ka varrin, të shkoj t’i dërgoj lule”

Sot, Valdetja është 39 vjeçe dhe nuk ka krijuar familjen e saj, pasi që kur xhaxhallarët i nxorën nga shtëpia, ajo kujdeset për dy vëllezërit e sëmurë, ndërsa motra është martuar.  Në një rrëfim rrëqethës, ajo tregoi dhunën që has çdo ditë nga vëllezërit, si dhe problemet me ekonominë, pasi askush nuk kujdeset për ata.

‘ta kur mërziten, mua më dhunojnë, por unë i dua. Dy vëllezërit janë jeta ime. Ata nuk kanë pasur probleme në fillim, në moshë madhore iu shfaqën shenjat e para të depresionit. Unë kujdesem çdo ditë, që të pinë ilaçet. Jeta ime është e vështirë, kam shkuar edhe nëpër institucione, por dera nuk më është hapur

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

 

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?