Duka dhe Panuçi

Nuk është sharlatan Panuci, por varrmihës Duka!

31 Maj 2018, 10:18| Përditesimi: 31 Maj 2018, 10:20

  • Share

Armand Duka zgjodhi nje leter publike per tu pergjigjur, gjithkujt.

Nuk shau nga motra kend,

sic beri ne diten e tij me te mire-fill pas kualifikimit te Shqiperise ne Evropianin e shkuar, kunder tifozeve ne Sheshin Nene Tereza.

Jo! Zgjodhi te bej "babain e Kombit";

Te na flase per Kosoven e zyrtarizuar, endren e madhe,

per kombin ne vitrinen nderkombetare!

Ne fakt Armand Duka nuk eshte ky;

eshte ish presidenti qe vijon te sillet si president i FSHF dhe,

per kete shkak dua apo nuk dua une,

eshte pergjegjes per futbollin-gjithe futbollin,

ate qe luhet nga femijet tek Kombetarja, ne kete vend.

Pra,

Armand Duka duhet te fliste per futbollin,

futbollin shqiptar.

Dikush i tha te fliste per Kombin, per ti ikur futbollit te tij.

Pooo, me duhet ta pranoj, ky qe kemi eshte futbolli i tij.

Thelbesisht i ndryshem nga futbolli i lire, i ri,

i mireorganizuar, serioz, konkurues, argetues, i vertete i Kosoves.

Pikerisht ky futboll mundi futbollin e Armand Dukes te marten ne mbremje.

Na mundi talenti qe buron nga liria,

kultivohet e rritet nga serioziteti, konkurenca,

gara e merita dhe jo nga menaxheret

rreth e rrotull presidentit!

Kjo u fsheh.

Sistemi kriminal qe Armando Duka i ka imponuar futbollit ne Shqiperi eshte kufizues, i kontrolluar dhe kurre i lire,

nuk ka lidhje me meriten sportive, konkurencen e garen,

talentin, pasionin, punen e perkushtimin ne to;

Nga femijet deri tek kombetaret eshte keshtu,

kontrolluar dhe diktuar nga njerezit e Sistemit Duka.

Kjo eshte diferenca qe u pa ne fushe;

Kosova ishte e re, plot talent e pasion, argetuese,

e shpejte, e bukur per tu pare madje deri dashuruar me te,

FITUESE per kete!

Shqiperia ishte ..... njesoj si Armand Duka.

Kthehuni e shiheni njehere, ishte koplet si ai,

obeze me namin e te madhit e pa fryme si ai duhanpiresi kronik!

Por nuk eshte vetem kaq!

Domethene nuk mbaron ketu.

Gjithe sa me lart ka demtuar pa fund futbollin ne kete vend;

por nuk eshte kaq.

Nga cdo ane me shkruajne per;

Shqiperine qe luajti per tu mundur,

pra e luajti ndeshjen per tu mundur thelle madje!

Per mua arsyet jane tek thelbi me lart,

por nuk eshte hera e pare qe me duhet te lexoj, degjoj e te dyshoj tek

"ndeshjet e luajtura per tu mundur"!

Nuk eshte hera e pare-po e perseris,

madje ka ndodhur me ndeshjet e kombetareve te vogla deri tek femrat ne kombetare.

Dhe ...... nuk mbaron!!

UEFA duhet te na ndricoje

sic ka bere keto tre-kater vitet e fundit dhe jo vetem per kete ndeshje.

Nese ka ndodhur kjo, njesoj sic ne futbollin vendas,

ne ato garat e shpifura, te pandershme e te paracaktuara qe konsumohen ne menyre te turpshme cdo jave ne kete vend,

duke vrare futbollin e merites e ushqyer futbollin e Armand Dukes,

atehere po ju them se cdo gje ka vdekur!

Ne kete rast,

sharlatani nuk eshte Panuci, por varrmihesi eshte Duka.

Ish president,

eshte e thjeshte te shash Panucin,

vecanerisht per njerez qe shohin futboll nje here ne dy vite,

eshte akoma me e lehte;

Fare fare e lehte kur rretheqarku i Dukes,

e kthen ne shenjester fill pas nje ndeshjeje si produkt i ketij futbolli apo te luajtur per tu mundur.

Por,

degjoje edhe nje here Panucin pas ndeshjes.

Revolta e tij foli shume per kedo qe do te degjoje,

per thelbin po aq sa per dyshimet!

Sulmi mbi te i njeriut te Dukes,

ai qe na ka ushqyer me magjine e Armandinjos dhe suksesin e Sistemit te tij,

i vuri vulen!

Muhabet vule eshte katandisur ne fakt!

Komento

Komente

  • Priska: 31/05/2018 11:06

    Po ik o bracist, kur dhe ti qe je deputet rri e ankohesh neper gazeta, cfare duhet te beje nje qytetar?! Kto llafe shko foli ne parlament e ndermerr nisma ligjore nese ke prova, nese ske qepe b... se skemi nevoje per kakofonine tende.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?