Zv. kryeministri Erion Braçe

Politikë

'Nuk i kam trajtuar kurrë njerëzit si plaçkë', Braçe: Çdo votë për PS e pastër, me djersë dhe pa zarfe

6 Maj 2021, 21:15| Përditesimi: 6 Maj 2021, 21:16

  • Share

Zv.kryeministri Erion Braçe sërish ka falenderuar votuesit e Partisë Socialiste, ku thekson se çdo votë që ka sjellë fitoren e Partisë Socialiste është e pastër dhe e pacënueshme, dhe kurrë e blerë.

Më anë të një postimi në rrjetet sociale, ai thekson se nuk ka pasur kërcënime, shantazh, dhunë apo presion ndërsa shton se kurrë nuk i ka trajtuar njerëzit si plaçkë që mund të blihen me zarfe.

“17. 611 vota për PSSH! 54.57% te votës popullore! 19.23% te votave  te Partise Socialiste ne  qarkun Fier! Kjo është fitorja e PS ne Divjake, Terbuf, Grabian, Gradishte, Remas, Allkaj, Krutje, Bubullime, Kolonje

Cdo vote, cdo vote deri tek vota e 17. 611-te, e paster, e pacenueshme! vote mundi e djerse, vote prej punes, vetem prej punes! kurre e blere!

Kurre e marre me kercenim, shantazh, presion, dhune! Kurre e kushtezuar! Zero! Asnje e tille! perkundrazi,  vote e sfiduar nga nje sistem kriminal prej te pasurish nga evazioni, tenderat, kontratat mizerabel, krimi sic nga ballshi ne terbuf e grabian, nga Malesia e Kukesi ne Mize e Zharnec, nga Lushnja ne Remas e Bedat,

Nga Divjaka me zarfa ne lagjet e saj! Kurre ne jeten time nuk i trajtova njerezit si placke! Kurre ne jeten time nuk i vura njeriut cmim! Ndaj i shoh ne sy te gjithe; mbeshtetes, votues, kundershtues!”, shkruan Braçe.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?