'Nuk i lë motrat e mia aty'/ VIDEO rrëqethëse pas aksidentit ku vdiqën prindërit dhe vajza e tyre

16 Qershor 2019, 15:53| Përditesimi: 16 Qershor 2019, 16:26

  • Share

Aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Elbasan i ka marrë jetën tre personave të një familje ndërkohë që një tjetër vijon të jetë në gjendje të rëndë. Të vdekur mbetën dy prindërit dhe një nga vajzat e tyre ndërsa e plagosur mbeti motra e saj.

Ata ktheheshin nga festa e ditëlindjes së njërës prej vajzave. Kjo ngjarje ka tronditur familjarët e tjerë të tyre. Report tv siguron videon pas ngjarjes së rëndë, ku një vajzë e cila mendohet të jetë motra e viktimës shkon pranë vendit ku ndodhi aksidenti.

"Jo, nuk iki, nuk i lë motrat e mia aty”, dëgjohet të thotë ajo.

Komento

Komente

  • Kafsha: 17/06/2019 09:29

    Pas viteve 90 u shtruan vetem rruget me asfalt duke u permiresuar por asgje tjeter pervec asfaltit. Permiresimi solli natyrshem rritjen e shpejtesise. Imagjinoni tani vetem ne aksin Elbasan-Librazhd-Përrenjas sa mijëra shqiptarë kanë vdekur dhe do të vdesin rrugëve sidomos nxenes shkollash te cilet jane te detyruar te ecin ne kembe pergjate buzes se rruges per te shkuar ne shkolle pasi kjo eshte e vetmja mundesi. Dikur, ne kohen e xhaxhit, te njejtin intinerar ndiqnin por nuk kishte makina, dhe rruga frekuentohej me shume nga karrocat.. Tani, ketu e 30 vjet ka vetem asfalt te mire qe rriti shpejtesine e makines, pa punuar paralelisht per sigurine e njerëzve. Bajgat hodhen vetem asfalt per te rritur vdekjet nga 0% në 100% . Ja, kete bënë!

    Përgjigju
  • Ncjfkdkfkf: 16/06/2019 16:11

    Ku eshte lajmi ketu?! Po ua mbajti beni ndonje raportim se sa aksidente ndodhin tek rrethrrotullimi i qendres se famshme tregtare "Teg".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?