Sport

'Nuk luajmë për barazim, por çedojmë në sulm!' Broja: Partizani do ta tregojë veten në fazën e fundit

7 Prill 2021, 13:12| Përditesimi: 7 Prill 2021, 14:43

  • Share

Tek të kuqtë nuk e gjen demoralizimin.

“Çdo ndeshje futemi për fitore dhe e mbajmë kundërshtarin lart, si në presing ashtu edhe në posedim të topit. Në shumicën e ndeshjeve kemi patur shumë raste për shënim mirëpo na ka munguar finalizimi që është diçka e cila na shqetëson edhe ne, por besojmë do e përmirësojmë në ndeshjen e ardhshme,”-shprehet Rron Broja.

Në gjashtë ndeshjet e fundit Partizani ka marrë vetëm një fitore, ndërsa duket se është familjarizuar me barazimet që po nuk po i çojnë drejt objektivit për të kapur kreun. Mesfushori i Partizanit, 24-vjeçari nga Mitrovica, Rron Broja sheh fitore edhe me Bylysin, të dielën në Air Albania.

“Bylis merion respekt maksimal, është kundërshtar shumë i vështirë. Gjithsesi objektivi jonë është vetëm 3 pikëshi, sepse në këtë mënyrë mbesim në garë për titull,”-deklaron ai.

Me gjithë dështimet, të kuqtë shpresojnë të mbledhin forcat në fazën e katërt për të mos zhgënjyer tifozët për pretendimet e titullit.

“Puna e gjithë vitit duhet tani të shihet dhe do japim maksimumin që në këtë 10 ndeshjet e fundit të marrim rezultate pozitive që të arrijmë te tituli kampion,”-shprehet Broja.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?