'Nuk më kujtohet hera e fundit që kam qenë atje', Kryemadhi distancohet nga PL dhe depoziton projektligjin: Synon të fuqizojë deputetin mbi organet publike

3 Qershor, 11:56| Përditesimi: 3 Qershor, 13:39

  • Share

Deputetja Monika Kryemadhi depozitoi sot në Kuvend një projekt ligj lidhur me statusin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, që sipas Kryemadhit synon të forcojë rolin e deputetit dhe parlamentit në kontrollin e veprimtarisë së organeve publike.

‘Si deputete, vlerësoj se transparenca dhe e drejta e informimit janë thelbësore për ruajtjen e interesit publik dhe luftën kundër abuzimit me pushtetin dhe korrupsionit, fenomene që janë shqetësuese në administratën qëndrore dhe vendore.‘, tha Kryemadhi.

Më tej ajo u shpreh se me anë të projektligjit synohet që çdo deputet të kryejë veprimtari të pavarur në denoncimin aktiv dhe institucional të paligjshmërisë.

‘Ky propozim për një rol më efektiv të Deputetit të Kuvendit është mbi të gjitha një shërbim për qytetarin, në mënyrë që deputetët të kenë të gjitha mundësitë për t'u interesuar për zgjedhësit, për të ndjekur problemet e tyre, për t’i mbrojtur qytetarët nga abuzivizmi i institucioneve dhe për të ofruar zgjidhje konkrete për ta.’, shton Kryemadhi.

Kryemadhi thekson nevojën që deputetët të kenë asks të plotë informacioni edhe ndaj godinave qeveritare dhe bashkive të vendit.

‘Projektligji  i propozuar sot, parashikon që në rast se drejtuesi i institucionit nuk jep informacion në mënyrë të përsëritur, procedura do të përfshijë pasoja administrative dhe penale ndaj drejtuesit të institucionit, si dhe do ngarkojë me veprime konkrete Kryetarin e Kuvendit, Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryeministrin, për të siguruar që kjo çështje të mos mbetet në vullnetin e lirë të strukturave. ‘

Më pas Kryemadhi u pyet nga gazetarët lidhur me distancimin që i është bërë asaj nga drejtuesit e Partisë së Lirisë, përfshirë edhe bashkëshorti i saj kreu Ilir Meta. Kryemadhi thekson se tashmë ka prioritete të tjera si deputete.

'Me thënë të drejtën nuk e mbaje mend kur ka qenë hera e fundit (që ka qenë në PL). Kryesore është detyra ime si deputete, është një risi në jetën time të prditshme. Edhe një përgjegjësi më e madhe, disa projektligje të cilat po i bëj gati për t’i paraqitur. Do të kemi bashkëbisedime. Të qenit deputet është një prioritet në vend të asaj që kemi kaluar.'

Sakaq, Kryemadhi i ka bërë thirrje edhe opozitës t'i jap fund bojkoteve pasi po dëmtojnë opozitarizmin dhe nuk sjellin rezultat në luftën ndaj korrupsionit. 

Propozim i projektligjit

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?