Politikë

Nuk rikthehen më në shtator në Kuvend/ Deputetët Roshi, Zeneli, Gjoni, Përmeti dhe Velaj: Vijojmë kontributin në politikë! Habit Jenisheri: Zgjedhjet do përsëriten

7 Korrik 2021, 11:57| Përditesimi: 7 Korrik 2021, 14:18

  • Share

Mbi 80 deputetë që janë ulur sot në seancën e fundit plenare të kësaj legjislature të Kuvendit do të mungojnë në shtator kur të fillojë legjislatura e re. Disa prej tyre në prononcimet për mediat para fillimit të seancës shprehen se do ta vijojnë kontributin në politikë.

"Zoti i mëshiroftë shqiptarët me qeverisjen e mandatit të tretë të Ramës. Sigurisht që ka emocion por me shpresën dhe këmbënguljen time në politikë do të rikthehem serish. Në të dy krahët e politikës vetëm 10-15 në ccdo krahë janë aktorët kryesorë. Të tjerët janë mbushësh. Thelbi nuk besoj se do të ndryshojë. Mendoj se tryesnia e vetë opozitës por edhe e mediave do të ndikojë në mazhorancës që sot e mendon ccdo gjë sikur është solide, por atëherë jemi më pranë ndryshimit", tha Artur Roshi.

"Unë kam dhënë kontributin tim në politikë gjatë këtyre viteve dhe besoj do ta jap edhe në vazhdimëse. Nëse jemi në parlament apo jo nuk ndryshon asgjë", tha Alban Zeneli.

"Nuk i vjen keq askujt që nuk do jemi në parlament. Unë do them në fjalën time sot se ky ka qenë parlamenti më i mirë i të gjitha kohërave për shumë e shumë arsye. Ka ekspozuar disa të mira dhe shumë të këqija të sistemit politik shqiptar. Unë vendosa vetë të mos kandidoj në këto zgjedhje dhe jam shumë i kenaqur që nuk e bërë dhe zgjedhjet më dhanë të drejtë sepse ky nuk është një vend me demokraci solide", ka thënë Ralf Gjoni.

"Unë kam qenë gjithmonë në politikë, kam qenë në politikën europiane. Nuk do të thotë që të jesh në sallën e parlamentit për të marrë pjesë në politikë. Për sa kohë unë do ta shikoj të mundshme një aksion për të mirën e Shqipërisë unë do ta bëj gjithmonë", tha Fate Velaj.

"Ka pasur dy momente të rëndësishme shërbimi ynë në Kuvend. Vendosja e një precedenti shumë të rëndësishëm në Kuvend që është se askush më nuk do të guxojë të djegë besimin e popullit duke djegur mandatet. Momenti i dytë është për të cilin edhe unë e kam pasur një betejë, edhe personale që është hapja e listave. Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë dhe kjo është një fitore, sidomos për zgjedhjet e ardhshme", tha Andi Përmeti.

Ndërkohë që deputeti që ka habitur është deputeti Jenisheri i cili thotë se do të pushojë vetëm në verë se në shtator do të përsëriten zgjedhjet.

“Më vjen keq që do mungoj në Kuvend. Askush nuk e di që Selami Jenisheri, kryetari i Partisë së Pensionistëve nuk do jetë në shtator në Kuvend, pasi 100% do të përsëriten zgjedhjet. Zgjedhjet janë të kundraligjshme, kanë thyer nenin 24 që emigrantët nuk kanë votuar dhe nenin 160 i Kodit Zgjedhor që thotë se kur cenohen nenet e kodit zgjedhor përsëriten zgjedhjet” – tha Jenisheri

I pyetur për vazhdimin e karrierës së tij, Jenisheri tha se do të vijojë betejën në gjykatë për përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare.

“Këta janë deputetët më të poshtër që ka pasur historia e parlamentit shqiptar. Nuk kanë pranuar të votojnë ligjin që kam propozuar unë aty për detektivin privat, që ky detektiv të çon direkt në burg. Kam kërkuar që të vendoset dhe njëherë në fuqi neni 315 i Kodit Penal ku i thuhet gjyqtarëve ku gjyqtari ka të drejtë të përgjigjet para ligjit, nëse merr një vendim të padrejtë. Karriera ime është ditën e premte në orën 09:30 tek Gjykata Zgjedhore Gjyqësore pasi kam gjyq për përsëritjen e zgjedhjeve” – tha Jenisheri.

Ora 14:16
Dita e fundit në Kuvend, Braho: S’kam asnjë peng, detyrim kisha shmangien e Berishës nga politika, e arrita! Vendimi më i mirë, shkarkimi i Metës

Deputeti i PS-së, Spartak Braho deklaron se nuk i ka mbetur asnjë peng në Kuvend, ndërsa thekson se kishte detyrim që ish-kryeministri Sali Berisha të shmangej nga politika dhe këtë e arriti.

Pavarësisht se Berisha ka marrë mandat në Tiranë, Braho thotë se nuk do të jetë në Kuvend.

“Besoj se e kam plotësuar në masën më të madhe. Nuk kam asnjë peng. Përderisa një detyrim që kisha që Sali Berisha të shmangej nga politika, këtë e arritëm tani besoj se politika do ecë në rrugë të mbarë. Nuk besoj se do jetë Berisha në parlament. Nuk mund ta paragjykoj parlamentin e ri përsa kohë janë ato djem dhe vajza që ne i njohim dhe i kemi punuar me duart tona”, tha Braho.

Sa i përket Mimi Kodhelit dhe Pandeli Majkos e disa figurave të tjera të PS që s’do të jenë në mandatin e ardhshëm, Braho u përgjigj se ata nuk duhej të ishin eleminuar.

“Nuk duhet të ishin eliminuar as Mimi dhe as Pandeliu pasi punuam në një sistem që kishte defekt serioz” – u shpreh socialisti.

Ndërsa vendimin më të rëndësishëm të parlamentit ka cilësuar nismën për shkarkimin e Metës.

“Shkarkimi i Presidentit” – u përgjigj Braho.

Ora 12:13
Sot e ka seancën e fundit në Kuvend, 'deputetja e kërpëratave': Do të mbahem mend, kam punuar

 

Në ditën e fundit si deputete është sot edhe për Majlinda Halilajn, e cila u bë e famshme për fjalimin e saj për “kërpëratat” (korporatat), me plot gafa dhe gabime. Në një prononcim për mediat sot ajo shprehet se do të mbahet mend se ka punuar shumë.

Ndërkohë në lidhje me ligjin më të rëndësishëm që ajo ka votuar në kuvend i është përgjigjur me arrogancë “ç’ju duhet juve'.

Ju vjen keq që nuk do jeni më në Parlament?

Jo nuk më vjen keq.

E keni përmbushur misionin tuaj?

E kemi përmbushur.

Për çfarë do mbaheni mend?

Besoj se kam punuar shumë

Kush është ligji më i rëndësishëm që keni votuar?

Ato që ishin për t'u votuar

K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?