Kur u rrëmbye një avion që u nis nga Rinasi 15 vjet më parë, në aeroport u sulën me vrap disa ministra! Një diplomat perëndimor në Tiranë pyeti: çfarë do të bëjnë ministrat në aeroport?!
Kjo pyetje më kujtohet sa herë shoh deputetë dhe ministra që dalin në terren ditën që ka përmbytje, bie zjarr apo në ngjarje të tjera të mëdha. Disa janë edhe artistë dhe marrin jo vetëm pamjen e përvuajtur, por edhe shatin dhe lopatën dhe përveshin llërët.
Se çfarë bëjnë deputetët dhe ministrat në terren është një pyetje që merr përgjigje të ndryshme varësisht se kë pyet.
Nuk rregullohet çatia ditën që bie shi! Kapriçot e motit njihen prej dekadash. Tjetërkund çalon gomari! Nëse gjithsecili e bën mirë punën e tij- në kohë të mirë dhe të keqe – nuk ka arsye që deputetët dhe ministrat të dhurojnë spektakël në facebook.
Deputetët të bëjnë ligje të mira, dhe të marrin në skaner qeverinë, ministrat të bëjnë organizimin e mirë të punës, institucionet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre fill pas vrullit të parë, institucionet kopetente të bëjnë atë për të cilën paguhen dhe vetëm kur të ndodhë hataja është e nevojshme një mobilizim i përgjithshëm- dhe atëherë sërish deputetët dhe ministrat nuk të hyjnë në punë!
Duhet të ketë protokolle standarte se si veprohet në situata emergjente.
Dhe nuk besoj se ka protokoll në botë që të planifikojë praninë e deputetëve dhe ministrave në vendngjarje!
Deputetët nuk na duhen as për të shuar zjarrin as për hapur dhe mbyllur kanale dhe as për të bërë sehirxhiun e vuajtur.
Vendi i ministrave është tjetër kund për të koordinuar dhe mbikqyrur drejtoritë dhe instituiconet e varësisë. Nëse secili është në punën e vet- do ketë më pak trafik jo vetëm në terren, por edhe në facebook!
Te lumte z.Dervishi !
PërgjigjuShume e saktë, por të mos harrojmë, ka një papërgjegjshmëri totale për kryerjen e punës,pandëshkueshmëria 30 vjeçare ka sjellë që rrallë gjen personel të përkushtuar në punë, prandaj ka dhe probleme vazhdimisht. Prania e eprorëve në raste të tilla motivon më shumë personelin. Megjithatë kritika qëndron.
PërgjigjuAshtu eshte Lutfi. rroffte sebepi dhe disa sulen te dalin tv sikur po cahen per qyetaret. Ta bejne detyren ne kohen e duhur, tv tua lene te tjereve. Mali
Përgjigju