Nuk shkoi sot në selinë e PD për 'revolucionin paqësor', Çupi në Report TV: Berisha e di që një incident i vogël të ndodh do i vihen menjëherë prangat

5 Janar 2022, 20:39| Përditesimi: 5 Janar 2022, 20:49

  • Share

TIRANË- Analisti Frrok Çupi, thotë se i ka bërë përshtypje që sot Sali Berisha nuk shkoi në selinë blu në zotimin e tij se do të lironte zyrën e PD-së nga Lulzim Basha. Për mungesën e Berishës, Çupi ka dhënë edhe arsye.

“Berisha nxitës për së gjalli i konfliktit dhe do të vazhdojë në këtë mënyrë,. Përplasja e sotme në selinë e PD, ishte anemike, Berisha nuk mori pjesë, ky është lajmi, pse nuk është Berisha, ka mundësi që të mos jetë edhe në datën 8 janar, se ai e di që një incident i vogël të ndodhë, atij i vihen menjëherë prangat, ky është fundi i Berishës. Nuk sulmon PD, as Bashën, por problemin e ka me drejtësisë”, tha Çupi në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv të gazetarëve Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj.

Çupi nuk ka lënë pa komentuar as ftesën e Bashës për mbështetësit e Berishës.

Thirrja për t’u shkëputur nga Berisha nuk vjen vetëm nga Basha, por nga SHBA. SHBA e ka prerë qartazi që nuk flasin kurrë më me Berishën, misioni i tij është që të ndajë PD nga Berisha”, vijoi Çupi.

Mundësinë e rikthimit të Sali Berishës në krye të PD-së, analisti e sheh si një absurditet. 

“Rikthimi i Berishës në PD? Absurd, as në ëndërr nuk shikohet”, përfundoi analisti në Report Tv.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qwert: 06/01/2022 11:36

    Sala sduhet te arrestohet ,,por te eleminohet per fatkeqesin qe i solli shqiptareve..saliu kancer i shqiperise..

    Përgjigju
  • Arbërori: 06/01/2022 01:36

    Qupi Qupi Qypi Qepi

    Përgjigju
  • Te drejte ka: 05/01/2022 21:06

    O Frroçke ngele duke genjyer njerezit jo arrestohet sot Saliu jo neser dhe si perfundim nuk te q. njeri qe te dale fjala jote.je thjesht kufome komunizmi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?