TIRANË- Partia Demokratike i ka kërkuar ditën e sotme KQZ-së të përgatisë infrastrukturën për zgjedhjet e 13 tetorit në zbatim të dekretit të presidentit Ilir Meta, ndonëse vetë ajo nuk është regjistruar për të marrë pjesë në këtë zgjedhje.
Sipas PD i vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve në këtè datë.
Gjithashtu PD paralajmëron KQZ se shpejt do të mbajë përgjegjësi penale për aktet e tyre. Nga ana tjetër LSI, PR dhe PAA dërguan sot në KQZ kërkesën për t'u regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit.
Deklaratë Partisë Demokratike
I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.
Me moszbatimin e Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër.
PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Opozite qesharake e ne hall te madh!
PërgjigjuMe der e dhje....