Futbollistët e skuadrës së Juventusit

Nuk udhëtoi për ndeshjen e “Championsit”, “ylli” i Juventusit diagnostikohet me probleme në zemër

20 Shkurt 2019, 13:31| Përditesimi: 20 Shkurt 2019, 13:34

  • Share

Sami khedira do të jetë mungesa e madhe e Juventusit për ndeshjen që bardhezinjtë do të luajnë sonte kundër “Atletico Madrid” në “Champions League”. Mesfushori gjerman, i cili në vitet e fundit ka qenë një nga lojtarët kyç të italianëve, është detyruar të bëjë një “pit-stop” për shkak të një problemi në zemër. 

Lojtari ndjeu rrahje të pazakonte zemre dhe kjo I shqetësoi të gjithë te Juventusi. Menjeherë stafi mjekësor ndërhyri dhe zbuloi që futbollisti ka aritmi kardiake. Problemi duket të jetë shumë i ngjashëm me atë të Stephan Lichtsteiner, midis 23 shtatorit dhe 3 nëntorit 2015.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Khedira do të mungojë për 30-40 ditë në rast se testet elektrofiziologjike konfirmojnë hipotezën e pare. Më vonë do të vendoset nëse operacioni është një opsion për tunizianin të natyralizuar si gjerman.
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?