Shkodrani Sokol Vuçeta

'Nuk vrava dhe as plagosa, por më dënuan për vrasje me 12 vjet në burg'

3 Qershor 2018, 07:38| Përditesimi: 3 Qershor 2018, 07:47

  • Share

Sokol Vuçeta 41 vjeç nga qyteti i Shkodrës, në 10 prill 2014 ka lënë ambientet e qelisë në burgun e Shën Kollit në Lezhë, ku ka qëndruar prej 12 vite me radhë. Ai u arrestua nga policia e Shkodrës në 29 prill 2004, tetë ditë pasi kishte festuar ditëlindjen e tij të 33-të, me akuzën e “Vrasjes së në rrethana rënduese” mbetur në tentativë ndaj punonjësit të policisë dhe “Mbajtjes pa lejë të armës luftarake”.

Vuçeta shprehet se drejtësia shqiptare i ka marrë një dekadë nga jeta e tij, i ka marrë rininë e tij, pasi është dënuar me 12 vite burg, për akuzën e vrasjen në një kohë që siç shprehet ai, as nuk ka vrarë dhe as ka plagosur apo lëndur njeri.

Por megjithëse ka shlyer plotësisht dënimin me 12 vite burgim, ku siç shprehet Vuçeta në shumë raste është futur në birucë nga administrate e burgut të Shënkollit në Lezhë, vetëm për arsyen e vetme se kërkonte të drejtën e tij, ai sërisht sot nuk i ka venitur shpresat për rihapjen e çështjes dhe kërkuar pafajësinë e tij dhe dëmshpërblimin financiar dhe moral nga drejtësia shqiptare, që siç e çuan ai është e qelbur dhe e falsifikuar.

Sokol Vuçeta që pas daljes nga burgu në prill 2014, jeton i vetëm në banesën e tij në Shkodër, me traumat dhe pasojat që i ka lënë drejtësia Shqiptare, e cila e ka dënuar për një krim të rëndë, vrasjen e mbetur në tentativë të katër policëve në Shkodër, krim të cilin siç shprehet ai nuk e ka kryer kurrë dhe as i ka prekur një fije floku katër efektivave të policisë Shkodër P.Zh, A.A, N.Ç. dhe I.K.

Sipas Vuçetës këta efektivë policie kanë mbëritur në banesën e tij për ta arrestuar, pasi ai akuzohej në mënyrë abuzive nga prokuroria e Shkodrës për akuzën e gjobëvënies, akuzë për të cilën ai pretendon se është shpallur i pafajshëm. Të qëndruar 12 vite në burg, ka sjellë probleme sociale, familjare dhe ekonomike për 41-vjeçarin Vuçeta që sot sërisht endet dyerve të gjykatave, me shpresën se do të fitojë një ditë drejtësinë e tij.

Z. Vuçeta, sa vite jeni dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe për çfarë akuze keni marrë dënimin?

Unë jam dënuar nga ky sistem drejtësie i qelbur, me 12 vite burg dhe mund të jem i dënuari i vetëm në Shqipëri që e kam bërë burgun kokër më kokër, pasi 12 vitet janë bërë të plota, përjashto vetëm 3 muaj e 7 ditë që kam fituar nga amnistia e vitit 2014, vit kur dhe jam liruar. Jam akuzuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë të katër policëve në Shkodër P.Zh, A.A, N.Ç. dhe I.K., por në fakt asnjërit prej tyre nuk i kam sjellë asnjë pasojë, duke mos i prekur as fijen e flokut. Jam dënuar edhe për armëmbajtje pa lejë pasi në banesë më janë gjetur dy automatikë, të cilit i mbaja pa lejë që prej vitit 1997. Asnjë nga policët e Shkodrës, nuk kam qëlluar.

Por ku e ka bazuar prokuroria akuzën e saj, e cila në këtë rast është mbështetur dhe nga gjykata duke ju dënuar me 12 vite burgim?

Prokuroria nuk është mbështetur në asnjë provë konkrete. Madje dhe katër efektivët e policisë që pretendohet se unë kam tentuar ti vras,gjatë procesit të gjykimit tim, kanë qënë në favorin tim duke pohuar se nuk janë qëlluar me armë. Këtër policët Paulin Zhivani, Astrit Ago, Nik Çuti dhe Ilir Kraja kanë pranuar faktin se në 29 prill 2004 kanë ardhur në banesën time, pasi ndaj meje ishte lëshuar një urdhër arresti nga prokuroria e Shkodrës, duke qënë se unë dyshohesha për një gjobëvënie, çështje për të cilën unë kam marrë pafajësi. Në momentin kur policët janë afruar para derës së apartamentit tim, njëri nga policët i ka vënë gishtin syrit magjik, duke mos më dhënë mundësi që unë t’i shikoja nga brenda.

Thjesht i kanë rënë derës duke më thënë që duhet ta hapja, por unë i kam kërkuar se kush ishin. Nuk më kanë thënë asnjë gjë, as që jemi Policia. Jam trembur dhe kam shkuar kam rrëmbyer armën, dhe e kam mbushur, kam dalë në ballkon dhe kam qëlluar dy-tre herë në ajër, për të bërë alarm, pasi isha trembur. Por policët, që unë nuk i dija që ishin policë, ishin larguar nga kati i pallatit kur unë banoja dhe ndodheshin poshtë pallatit. Ku është vrasja këtu, qoftë dhe vrasja në tentativë, a ka vend këtu për një dënim për vrasje, siç jam dënuar unë me 12 vite burg, ndërkohë që vetë prokurori i çështjes kërkoi një dënim më ekstrem 20 vjet burg.

Më pas çfarë ndodhi, pasi ju qëlluat në ajër dy-tre herë? Si ju arrestuan?

Nuk më ka arrestuar askush jam dorëzuar vetë. Pasi kam qëlluar dy-tre herë në ajër, kam parë që poshtë pallatit të vinin forca police të shumta, se në fakt unë vetë kisha bërë alarmin, pasi vërtetë isha trembur nga këta njerëz pa uniformë, ishin civila. Pasi ka ardhur, policia së bashku me një komshiun tim Ndrek Marashi, jam dorëzuar dhe nuk kam qëlluar fare me armë.

Po çfarë ndodhi më pas që ju të akuzoheshin dhe të dënoheshit për vrasje ndaj katër policëve të mbetur në tentativë?

Më pas gjithçka u manipulua dhe u falsifikua duke më marrë rininë time dhe shkatëruar gjëndjen time familjare dhe ekonomike. Që pas vetëdorëzimit tim në polici, jeta ime ka kaluar 12 viteve pas qelive të katër burgjeve në Shqipëri, si burgu 302, 313, Shënkoll në Lezhë dhe burgun e Shkodrës. Jeta ime u mbyll mes birucave, vetëm e vetëm se ngrija zërin dhe bërtisja për të kërkuar të drejtën time, pasi jam dënuar padrejtësisht për vrasje, kur nuk kam lënduar askënd në jetën time. I gjithë procesi hetimor dhe gjyqësor u manipulua. Njerëzit e drejtësisë mbyllën sytë dhe më dënuan me 12 vite burg për vrasje në tentativë të katër policëve, kur dhe vetë ata në sallën e gjyqit kanë pohuar se nuk kanë pësuar asnjë dëmtim fizik kur unë kam qëlluar 3 plumba në ajër. Unë e bëra pasi u tremba, dhe qëllova tre herë në ajër, por këto tre mblumba që unë i dërgova në qiell, prokurorët e gjyqtarët i manipuluan me letra, duke i bërë sikur të ishin futur në trupin e policëve.

Gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit, ju keni pranuar ndonjërën nga akuzat që ju është ngritur nga prokuroria?

Po kam pranuar. Kam pranuar vetëm akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armës”, pasi realisht automatikun e kisha pa lejë. Por akuzën e vrasjes së katër policëve nuk e kam pranuar kursesi, pasi realisht nuk kam lënduar askënd. Madje kur unë kam qëlluar në ajër nga ballkoni i shtëpisë, policët nuk ndodheshin fare tek dera e apartamentit tim, por kishin zbritur poshtë pallatit. Kur tentova ti vras ata unë, kur qëllova në ajër, dhe ata ndodheshin poshtë pallatit? Pra siç të thashë kam pranuar në gjyq vetëm një akuzë të prokurorisë, dhe deri diku kam pranuar kundërshtimin e forcave të policisë, megjithëse nuk e dija që ishin policë, pasi më zunë me gisht syrin magjik të derës, duke mos më dhënë mundësi ti shikoja dhe identifikoja nëse ishin policë.Por pavarësisht se unë kam mohuar akuzën,çuditërisht jam dënuar pa asnjë provë për vrasje të mbetur në tentativë.

Ju u dënuat me 12 vjet burg dhe dënimin e keni shlyer tashmë, po tani çfarë kërkoni ju nga drejtësia Shqiptare, që ju e çuani të qelbur?

Vërtet jam dënuar dhe burgun e kam bërë të plotë. Tani unë kam mbetur fillikat i vetëm në Shkodër, por tashmë ka nisur një betejë të re me drejtësinë, ku kërkoj rihapjen e çështjes dhe dëmshpërblimin tim financiar për ditët e burgut të padrejtë, pasi jam dënuar për vrasje në tentativë, ndërkohë realisht unë as nuk vrara, as tentova të vras dhe as plagosa, por burgun e bëra me prova të manipuluara.


(Shkodrani Sokol Vuçeta)

Komento

Komente

  • Gjoni: 04/06/2018 23:54

    Cfare nuk behet ne shteti. Shqiptare sidomos kriminel korrupsionie injoranca e shtetit ze cendin e pare Ngjarje e sokolit eshte shume e kuptushme dhe ishalla ka fat te demshperblehet

    Përgjigju
  • Gjoni: 04/06/2018 23:52

    E njoh kete person dhe e di ngjarjen e tij ishalla eshte ndonjehere drejtesi per sokolin sepse ka vuajtur shume ne menyre te pa drejte Ne shqiperi kriminelat dalin nga burgu shume shpejt sepse nuk ka drejtesi Por vec kriminel sheti korrupsion dhe injorante ne gjykim

    Përgjigju
  • Gjoni: 04/06/2018 23:44

    Pac fat ne ate shtet te korruptuar e plot me injorante dhe kriminela ne qeveri

    Përgjigju
  • Liria: 04/06/2018 23:42

    I mjeri popull me ate qeveri Qe perdite ndollin gjeta te tills ishall ke fat o Sokol mire ke bere Qe ke ngrehur zerin se atje edhe moralist dhe psikologjikisht ndjehesh I lodhur nga krimi,padrestesia dhe korrupsioni I asaj qeverie dhe drejtesie. Ishalla ke fat

    Përgjigju
  • Qafa: 04/06/2018 02:53

    Ne kohen e Berishen huk besoj se jane gabime te tilla trashanike. Ndoshta ky ka kene socialist social qe e ka hanger keshtu

    Përgjigju
  • Tiku: 03/06/2018 19:40

    Sa e sa Jane ne burg te pafajshem me kto prokuror e gjykates te poshter e te paditur....

    Përgjigju
  • miku: 03/06/2018 13:03

    ashte dhunuar e trajtuar brutalisht në burg sokoli se unë e kam njohur personalisht ne burg

    Përgjigju
    • Gjoni: 04/06/2018 23:49

      Pac fat ne ate shtet te korruptuar se gjithca eshte e qarte ne ngjarje tuaj por nuk je i pari Qe nuk ke drejtesi ishalla Zoti te ndihmon se ky kurth mund te jete me qellim qe te fshehin Poshtersirat e veta se per pare behet gjithca atje

    • D N: 04/06/2018 23:06

      Nje ngjarje si e sokolit ketu te len me dyshu se drejtesia shqiptare eshte e korruptuar dhe ka dore dikush qe ju be kurth per ta denuar .Nuk mund te vije kush ne shtepine tende pa identifikim dhe te kercenon te hapesh deren...dhe me pas te dalin i pafajshem ne gjyq dhe te mbahet per 12 vjet me heqje lirie dhe I discriminur ne shumicen e rasteve neper biruca

  • Edvin: 03/06/2018 11:12

    Keq per ty qe i paske humb 12vjet po mos na trego perralla..nje person normal nuk mbush automatikun edhe del ne ballkon te gjuj ..ne cdo vend te botea do ishe denuar edhe me keq.

    Përgjigju
    • Fredi: 04/06/2018 23:57

      Ke te drejte o sokol por nuk je i pari atje

    • Liria: 04/06/2018 23:37

      Cfare nuk behet ne shqiperi sokolin e ka gjetur belaja ne kete shtet te flliqet pa drejtesi . Gjithekush din cfare behet atje kriminelet lirohen dhe tepafajshmit e kush nuk ka pare rrine brenda e bile trajtohen ne menyre shtazarake neper burgje I mjeri popull me ate qeveri Zoti ishalla te ndihmon o sokol se nuk je i pari. Atje ibjen i forti te ligut por jo drejtesise

    • Liria: 04/06/2018 23:20

      Sokoli ka te shume te drejte , sa per keto automatike Qe kane qytetaret eshte faji I shtetit dhe armajtja pa leje ka denimin e vet sipas nenit Po ky qytetari ka te drejte te ngreje zerin per pafajesi megjthese ja bere 12 vjet burg pa dretesisht ishalla I zgjidhet kjo padrejtesi e ketyre vitevecte humbura ne burg

    • D N: 04/06/2018 22:56

      Shteti ka faj ketu ne kete ngjarje ,dhe mendoj se ka dore dikush se te kercenoje ne menyre kriminalene shtepi nuk eshte e drejte pasi del i pafajshem ne gjyq per akuza pa prova dhe me pas mbahet ne burg me 12 vjet heqje lirie eshte krim.te kishte ndodhur kjo ngjarje ne vende te tjera te botes ky person do te kishte marre nje demshperblin shume te madh...shpresoj te shperblehet Sokoli

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?