Foto ilustruese

Numër i ulët i të shëruarve nga COVID në Maqedoni! Mbi 23 mijë raste të reja në 24 në Itali dhe 307 viktima

6 Mars 2021, 21:59| Përditesimi: 6 Mars 2021, 22:00

  • Share

Numër i ulët i të shëruarve është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Nga të dhënat që u publikuan nga Ministria e Shëndetësisë, nga Covid-19 janë shëruar vetëm 186 pacientë.

Prej tyre, 50 janë në Shkup, 29 në Prilep, 25 në Kavadar, 15 në Kumanovë, 14 në Tetovë, 9 në Veles, 8 në Negotinë, nga 6 të shëruar ka në Koçan dhe Gjevgjeli, 5 të shëruar janë regjistruar në Gostivar, nga 5 të shëruar ka në Strumicë dhe Krushevë, 3 të shëruar ka në Bogdanci, nga 2 të shëruar janë në Shtip, Sveti Nikollë dhe Vallandovë, ndërkaq nga 1 të shëruar ka në Dellçevë dhe Probishtip.

Ndërkaq në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 23 641 raste të reja me COVID -19 nga 355,024 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë humbur jetën 307 persona. Numri i përgjithshëm i viktimave që prej fillimit të pandemisë është afro 100 mijë, 99 578 në total.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?