Foto ilustruese

Numri i viktimave nga COVID-19 në Rusi 3 herë më i lartë se shifra zyrtare, bëhet vendi i 3 në botë më i prekur nga pandemia

29 Dhjetor 2020, 13:21| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 13:27

  • Share

RUSI- Sipas disa statistikave të fundit të agjencisë së Rusisë për sa i përket COVID-19, numri i viktimave nga virusi në vend është trefishi i shirave zyrtare të raportuara.

Numri zyrtar i viktimave është aktualisht 55,262 por statistikat e shtetit thonë se shifra është shumë herë më e lartë, rreth 186,057.

Ky fakt e bënë Rusinë vendin e 3 në botë  më të prekur nga pandemia pas SHBA-së de Brazilit.

Rusia edhe përse është një ndër shtetet më të prekura nga virusi dhe pasojat e tij socio-ekonomike nuk ka marrë masa të reja anti-COVID. Ata besojnë në vaksinën Sputnik V që duhet të vihet në dispozicion së shpejti për qytetarët do të rregullojë situatën epidemiologjike në vend.

Gjithashtu Rusia është shprehur e gatshme për të sjellë vaksinën “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Ambasada e Rusisë në Tiranë ka njoftuar qeverinë shqiptare se Rusia ka marrë autorizimin për të negociuar me vendet të cilat janë të interesuara të sigurojnë vaksinën kundër COVID-19.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?