Nutricionistja në ‘Rreze Dielli’: Mbajeni organizimin 20 vite më të ri, ja ushqimet që duhet t’i konsumoni pas të 40-tave

6 Tetor 2022, 11:54| Përditesimi: 6 Tetor 2022, 12:09

  • Share

Mbas moshës 40-vjeçare metabolizimi ngadalësohet duke bërë kështu që të shtojmë peshë me shpejtë dhe të tregojmë kujdes të shtuar me mënyrën se si ushqehemi. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, nutricionistja Teneda Luli dha disa këshilla për zonjat pas të 40-tave për mënyrën se si duhet të ushqehen gjatë kësaj kohe. Ajo u shpreh se është tepër e rëndësishme  prezenca e proteinave dhe fibrave në dietën ushqimore në këtë periudhë.

“Të jetë prezenca e proteinës më tepër në dietë, të jetë prezenca e fibrave më tepër në regjim çka futet në lojë edhe pjesa e perimeve. Dhe duke shtuar këto elementë lëmë më pak hapsirë për karbohidratet e rafinuara për bukën, piten, byrekun, këto janë elementët që duhet të eleminohen. Nëse do konsumojnë karbohidrate të jetë nga patatja e ëmbël, nga drithërat, orizi, kuinoa etj” tha nutricionistja.

Ndërsa e ndaloi kategorikisht përdorimin e karbohidrateve të rafinuara në vaktin e vakteve.

“Gjëja më e mirë është që darka të jetë me prezencën e perimeve mbase me një peshk ose një cop fileto pule ose mishi, vezë, avokado, patatja e ëmbë, cfarë janë karbohdirate të rafinuara është më mirë të evitohen” shpjegoi ajo.

Megjithëse frutat konsiderohen të shëndetshme dhe kanë shumë vitamina që i duhen organizmit, ato përmbajnë glukozë e për këtë arsye edhe përdorimi i tyre duhet të jetë në mënyrë të kontrolluar.

“Konsumimi i frutave duhet të jetë në një sasi të kontrolluar, pra nuk mund të konsumojmë 3-4 apo 5 fruta në ditë sipas dëshirës, apo ndërmjet vakteve. Sygjerohet shumë që të jetë 1 deri në 2 fruta në ditë, idealisht në pjesën e parë të ditës, asnjëherë në mbrëmje pas orës 4, fruti të shoqërohet me pak kanellë sipër. Të gjitha këto janë zakone që na ndihmojnë që të reduktojmë akumulimin e dhjamit” këshilloi nutricionistja Teneda Luli.

Kafeja apo çaji janë dy ndër pijet më te preferuara, sidomos kafeja në vaktin e mëngjesit. Por nutricionistja këshilloi moskonsumimin e saj esëll në mëngjes, për shkak të aciditetit që përmban.

“Problemi më i madh është aciditeti, gastriti dhe dehidratimi që trupi ka pasur përgjatë gjithë natës, nuk ka konsumuar ujë për 8 orë dhe gjëja më e gabuar është që t’I ti shtosh një element që ka aciditet të lartë. Kafeja në vetvete është durietik dhe shkarkon mineralet në trup, në atë moshë është nevoja për shtimin e mineraleve dhe jo largimin nga trupi” tha ajo.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?