Kronikë

Nxënësit rikthehen në klasa, Kushi publikon fotot: Çdo gjë ka ecur mbarë! Mirënjohje nxënësve, prindërve dhe sidomos mësuesve

4 Maj 2021, 19:13| Përditesimi: 4 Maj 2021, 19:29

  • Share

Nxënësit e arsimit parauniversitar u rikthyen sot në banka, ndërsa Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka publikuar në Facebook disa foto nga rinisja e procesit mësimor.

“Sot, në të gjithë vendin ka rinisur procesi mësimor sipas skenarit të parë në bankat e shkollës për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, ku çdo gjë ka ecur sipas parashikimeve dhe duke respektuar rregullat e higjienës dhe distancimit fizik”, shkruan Ministrja Kushi.  

Ajo ka shprehur mirënjohjen e saj për nxënësit, prindërit dhe në veçanti për mësuesit.

 “Mirënjohje pa kufi për të gjithë nxënësit dhe prindërit, por sidomos për mësuesit tanë, të cilët falë sakrificës e përkushtimit të pashoq kanë treguar se janë heronj të vërtetë në një kohë kaq të vështirë. Respekt”, përfundon mesazhin e saj ministrja.

Nxënësit rikthehen në klasa, Kushi publikon fotot: Çdo gjë ka ecur mbarë! Mirënjohje nxënësve, prindërve dhe sidomos mësuesve

Lajmi kryesor:

Nxënësit nga sot rikthehen në klasa, drejtoresha e shkollës 'Edith Durham': Vendimi ishte i duhur, mësimi nën masat antiCOVID


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?