Sport

Nxihet karriera e Mourinho-s, Bodo Glint shkatërron Romën! Napoli fiton përballjen e shqiptarëve, Lazio 'paqe' me Marseille-n

22 Tetor 2021, 11:02| Përditesimi: 22 Tetor 2021, 14:52

  • Share

Katastrofë është cilësuar paraqitja e Romës të enjten në Conference League, pasi italianët janë shkatërruar 6-1 nga Bodo Glin. Në Norvegji Jose Mourinho pësoi humbjen më të thelllë në karrierë, ndërsa nga futbollistët më të kritikuar ishte edhe shqiptari Marash Kumbulla, i cili luajti si titullar pas shumë kohësh me verdhekuqtë.

Humbja me këto shifra ka trishtuar më së shumti tifozët, të cilët në fund të ndeshjes refuzuan edhe fanellën e kapitenit Pellegrini. Ronma gjithsesi nuk ka qenë surpriza e vetme e mbrëmjes, pasi po për Conference League, finalja e kompeticionit që do zhvillohet në Tiranë, është mposhtur edhe Tottenham. Vitese në Holandë ia doli 0-1 falë golit të Wittek në minutën e 78. Ky rezultat i zbret londinezët në vendin e tretë në grup, duke rrezikuar kalimin e tij.

Ndërkohë për xhiron e tretë të fazës së grupeve në Europa League Napoli ka fituar përballjen e shqiptarëve kundër Legias së Varshavës. Italianët, pjesë e të cilëve është edhe Amir Rrahmani, fituan me rezultatin 3-0, por deri në minutën e 75 ndeshja ishte 0-0. Për çerek ore lojë polakët ku bëjnë pjesë Ernest Muçi, Jurgen Çelhaka dhe Liridon Kastrati pësuan 3 gola nga Insigne, Osimhen dhe Politano. Falë kësaj fitoreje italianët janë rikthyer fuqishëm në valle për t’u kualifikuar më tej.

Ndryshe nga Napoli Lazio nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 kundër Marsielle-s, por në këtë sfidë vlen të theksohet paraqitja pozitive e Thomas Strakoshës. Sakaq përballja e prestigjit në grupin B mes PSV-së dhe Monaco-s është fituar 1-2 nga skuadra franceze.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?