Partia Demokratike do të ekzistojë si pasojë e Ideve, jo e Liderëve.
Ajo mund të ekzistojë sot pa Berishën, ashtu siç do të vijojë nesër pa Bashën.
Demokratët duhet të mësohen me idenë se në politikë gjithçka ka kohën e saj. Askush nuk mund ta tejkalojë atë. Me rëndësi është të kuptosh se kur koha mbaron.
Për 45 vjet me radhë këtë popull e mori më qafë bindja e verbër ndaj Njëshit.
Po të hedhësh një sy përreth, e sheh se nuk i ka gjetur gjë kombet që kanë ndryshuar liderë dhe kanë qarkulluar elita.
Churchilli fitoi Luftën e Dytë Botërore dhe humbi zgjedhjet. Britanikët nuk e panë këtë si qamet të madh dhe si obobo ç’na gjeti.
Ka plot shembuj të ngjashëm.
Politika është dinamike dhe askush nuk mund ta mbajë peng, sipas parimit “pas meje u bëftë qameti”.Në të nuk duhet të ketë të pazëvendësueshëm. Kushdo qoftë ai.
Militantizmi i verbër dhe ngurtësimi vetëm se do të na tkurrin edhe më shumë.