OBSH kundër pasaportave të vaksinimit/ Kluge: Pandemia mund të përfundojë në 10 muaj

6 Mars 2021, 15:08| Përditesimi: 6 Mars 2021, 18:04

  • Share

“Përdorimi i pasaportës së vaksinimit nuk rekomandohet nga OBSH, por gjithashtu besoj se siç e shohim mund të jetë e pashmangshme,” është shprehur kështu drejtori rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge.

Kluge, i tha gazetës së përditshme "Die Welt" se një pasaportë vaksinimi nuk është vendimi i duhur sa kohë se ende  nuk është e sigurt se sa zgjat imuniteti pas vaksinimit. Prandaj OBSH i refuzon librezat e kërkuara të vaksinimit.

"Ne e kuptojmë që qeveritë përballen me realitetin politik," theksoi mjeku belg  pas bërjes publik të planit të Komisionit të BE për një "librezë digjitale vaksinimi kundër Covidi-19". Komisioni i BE dëshiron ta paraqesë projektligjin për "librezën e gjelbër digjitale" më 17 mars. Në të do të regjistrohen vaksinimet për koronën, ata që kanë kaluar më parë sëmundjen e COVID-19 dhe rezultatet negative të testeve . Qëllimi është të gjendet një mënyrë e sigurt për të hequr kufizimet dhe për të udhëtuar në Evropë. Kushtet teknike për këtë librezë pritet të jenë gati brenda tre muajsh në mënyrë që njerëzit e vaksinuar kundër koronës të mund ta dëshmojnë imunizimin e tyre në të gjithë Evropën pa pasur rrezik për falsifikime. 

Në një kohë kur është shënuar një rritje e konsiderueshme e rastave me 9 % javën e kaluar Drejtori rajonal i OBSH-së Hans Kluge, pret që pandemia e koronës të marrë fund për rreth dhjetë muaj. Ai supozon se 2021 do të jetë një tjetër vit me COVID-19, dhe se 2020 ishte "terra Incognita".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?