‘Off Road’, 60 fouristrada e 25 motorë aventurë në Lurë! Të apasionuarit e terreneve të vështira dhurojnë spektakël

18 Mars, 14:48| Përditesimi: 18 Mars, 17:46

  • Share

Për dy ditë me radhë në zonën e Lurës në Dibër u organizua gara e “Rally Of Road”, ku morën pjesë dhjetëra të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Veriut. Synimi i aktivitetit është promovimi i Lurës dhe gjithë Dibrës, thanë organizatorët që janë kujdesur për të mos dëmtuar mjedisin.

Në ditën e parë pjesëmarrësit me makinat e tyre dhanë shfaqje mbresëlënëse dhe me shume adrenalinë për të apasionuarit e sportit “Of Road” të ardhur edhe nga Europa dhe Anglia.

Në ditën e dytë u zhvilluan gara me motorë dhe me makina. Garat ishin plot sfida dhe adrenalinë, kjo edhe për shkak të terrenit të ashpër, 1800 metra mbi nivelin e detit. Në garë morën pjesë 25 motorristë dhe 60 fuoristrada Of Road.

Vendin e parë në garën me motorë, e mori Arbenit Beqiraj nga Kosova, çmimin e dytë Valon Zeqiraj dhe çmimin e tretë Erjus Tufa nga Tirana. Në garën e makinaveçmimin e parë e mori Ilmer Remiki nga Kosova, çmimin e dytë Xhavit Adili nga Tetova, dhe çmimin e tretë Roland Hoxha nga Dibra.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?