Politikë

'Oh, kjo është zyra jote', kryeministri holandez mahnitet si Rama i kthen vizatimet në letër murale: Vazhdo kështu, je i veçantë (VIDEO)

10 Nëntor 2021, 18:45| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 22:06

  • Share

TIRANË- Zyra e kryeministrit Edi Rama duket se i ka lënë një mbresë të veçantë homologut të tij holandez, Mark Rutte, i cili është ndalur për vizitë edhe në ambientin e punës së Ramës.

Rama i  ka treguar homologut të tij çdo detaj në zyrë, nga pikturat që ai pikturon e më pas i kthen në letër murale, kravatat e bëra nga vetë Rama, një bust të Lincoln që lexon 'Twitter'-in e Donald Trump, portreti i Ismail Qemalit e një letër nga Papa Francesku.

Të gjitha këto tërhoqën vëmendjen e Mark Rutte, por në veçanti letra murale me pikturat e kryeministrit.

Pjesë nga biseda:

Rama: Dhe këtu Lincolni që lexon twitter-in e Trump-it

Rutte: Kjo është e mahnitshme. Më pëlqen shumë.

Rama: Këto janë gjithashtu kravata që kam bërë.

Rutte: Keni gjithmonë një kravatë artistike.

(...)

Rutte: Ky është i famshmi...

Rama: Ky është babai ynë themelues (Ismail Qemali). Ai shpalli pavarësinë nga Perandori Osmani dhe ngriti flamurin në 1912.

Rutte: Kjo ishte hera e parë që flamuri u dizajnua kështu?

Rama: Po.

(...)

Rutte: Gjithashtu më pëlqen shumë letra juaj e murit. Ju e dizenjuat këtë apo jo?

Rama: Vizatimet që bëj aty, i marr dhe përmes kompjuterit bëhen letër murale. Kjo është e para që kam bërë, dhe kam katër të tilla.

Rutte: Pra kur erdhi ti në këtë zyrë, Berisha kishte qenë para jush.

Rama: Po

Rutte: Dhe ishe pak a shumë kështu?

Rama: Jo ishte ndryshe. I solla unë mobiliet.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ishte ditën e sotme në një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rutte tha se Shqipëria ka bërë progresin e duhur për të hapur negociatat dhe mbajtur Konferencën  e Parë Ndërqeveritare para dhjetorit. Sipas tij, BE duhet të tregohet e drejtë me Shqipërinë dhe se Bullgaria nuk mund të mbajë më peng këtë proces për shkak të vetos që i ka vendosur Maqedonisë së Veriut.

Ora 20:45
VIDEO/ Momenti kur Rama 'mbulon' me dhurata kryeministrin holandez, Mark Rutte

Gjatë vizitës kryeministrit holandez Mark Rutte, përveç pritjes zyrtare, Rama ka pasur edhe një takim të ngrohtë me homologun e tij, të cilit i ka dhuruar një sërë dhuratash. Rama kishte përgatitur dhuratat më të veçanta, nga kravata e punuar nga vetë ai, mentesha e këmishës me simbolin e shqiponjës, tre shishe vere të dizenjuara nga Rama, një libër për historinë e Shqipërisë të përkthyer në holandisht, si edhe një tjetër libër për kolonelin e famshëm holandez, Tomson.

Biseda e plotë:

Rama: Kjo është vizita jote e parë, 2015-a. Duhej të vije që në 2015-ën, po nuk erdhe, kështu që kjo është dhurata e vizitës tënde të parë. Po te pret qysh prej 2015-ës. Ky është koloneli i famshëm holandez, Tomson.

Rutte: Po, absolutisht. Kaloj çdo të shtunë me biçikletë nga statuja e tij, pranë nipit tim, në Thomsonplein (sheshi “Tomson”). Është fiks e njëjta pamje si këtu.

Rama: Kjo është një poezi, një elegji kushtuar atij nga një prej figurave tona më të rëndësishme historike, i cili ishte përkthyes, shkrimtar, poet, kryeministër dhe përfundoi kryepeshkop...

Rutte: Oh, ç’karrierë!

Rama: Ai ishte njeriu që shpalli pavarësinë e kishës ortodokse shqiptare. Një burrë i madh. Kjo është dhurata e vizitës së parë. Kurse kjo është e imja. Është prodhim i imi... Europa... Si BE-ja natën... Është diçka e thjeshtë.

Rutte: Qenka brenda në kuti. Këto janë butona për mansheta.

Rama: Po, butona me shqiponjën shqiptare.

Rutte: Janë me shqiponjën shqiptare. E keni edhe sipër derës

Rama: Praktikisht, kjo është shqiponja e Skënderbeut dhe helmeta e Skënderbeut.

Rutte: ...dhe këto u kthyen pas vitit 1990?

Rama: Po.

Rutte: I ke dizenjuar ti?

Rama: Po.

Rutte: Kjo është çanta numër një.

Rama: Kjo është e vizitës së dytë Mark. Është në vitin 2017. Ky është një libër për Tomsonin...

Rutte: Vizita e dytë...

Rama: Vizita e dytë. Këtu ke një letër prej meje, të 2017-ës, që ka shpjegime për Tomsonin, Shqipërinë e gjithçka tjetër.

Rutte: E mrekullueshme! Pra, Tomsoni është i famshëm këtu?

Rama: Po. Ka edhe një statujë në Durrës. Kjo është vizita e tretë, Mark, 2019-a. Kjo është vera ime. Unë bëj shishet, një mik i imi bën verën. Kjo është një kravatë, që ti nuk e vë, po mund ta mbash në zyrë si vepër arti.

Rutte:. Shumë e bukur.

Rama: Po nuk e mban.

Rutte: Nuk e mbaj dot kur takoj mbretin...

Rama: Nejse, kur të gjesh rastin, vëre...

Rutte:.  Është me vizatimet e tua?

Rama: Po, po. Dhe e fundit është e vizitës së sotme. Për vizitën sot, është ky libër i jashtëzakonshëm, që ka dalë javën e kaluar në Holandë. Është diçka e jashtëzakonshme rreth Shqipërisë përpara rënies së komunizmit. Është historia e një familjeje gjatë komunizmit.

Rutte:. Është përkthyer në holandisht?

Rama: Po.

Rutte: ... dhe e ka shkruar një profesore e teorisë politike në London School of Economics.

Rama: Do të të pëlqejë shumë. Këtu ke një dedikim të gjatë. Vizita e katërt ka dedikim të gjata.

Rutte: Faleminderit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?