OKB për rihapjen e shkollave: Gjeni zgjidhje! Mësimi online nuk ofrohet për të gjithë

4 Gusht 2020, 18:00| Përditesimi: 4 Gusht 2020, 18:03

  • Share

Mbyllja e shkollave për shkak të Covid-19 po shkakton një katastrofë gjenerative, është shprehur  sekretari i përgjithshëm  i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres . Në fjalën e tij ai theksoi se prioriteti i të gjitha qeverive duhet të  jetë  krijimi i të gjitha kushteve për rikthimin e nxënësve në shkolla.  Pasi sipas tij mësimi në distancë nuk është mundësia më e mirë për të gjithë, pasi shumë vende kanë internet të avashtë apo nuk kanë akses. 

Që nga fillimi i pandemisë shkollat janë mbyllur totalisht në 160 vende, duke prekur më shumë se 1 miliardë nxënës, ndërsa të paktën 40 milion fëmijë kanë humbur  mundësinë për të për të ndjekur armimin parashkollor.

"Ju bëj thirrje familjeve dhe liderëve kudo në botë të mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë“, tha ai.

Ndërkohë që në disa vende janë rihapur shkollat ka ende shumë pasiguri sesi mund të mbrohen ata nga infektimi me covid-19.  Mësuesit dhe prindërit janë më skeptikët në këtë aspekt sido mos në SHBA, ku të dyja palët janë shprehur kundër rihapjes së tyre deri sa të arrihen kushtet për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?