Mjekë dhe infermierë duke punuar tokën

Bota

Oksigjen për të sëmurët, mjekë dhe infermierë mbjellin pemë dhe lule pranë spitalit COVID në Britani

3 Maj 2021, 11:32| Përditesimi: 3 Maj 2021, 11:44

  • Share

BRITANI E MADHE- Pavarësisht se pandemia e COVID-19 na ka ndarë fizikisht, fryma e solidaritetit që ndihet kudo në botë në këto momente të vështira për të gjithë, na bën më të bashkuar se kurrë.

Mjekë dhe infermierë kanë marrë lopatat dhe po mbjellin pemë dhe lule rreth spitalit më të madh në Wale, të Britanisë së Madhe, në të cilin po trajtohen pacientë me COVID-19.

Qëllimi i tyre është që të prodhohet më shumë oksigjen dhe të kompensohen emetimet e karbonit si dhe mbetjet qe vijnë nga makineritë e nevojshme për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

“Do të doja që të njëjtën gjë të bënin edhe në spitale të tjera të vendit”, tha një prej doktorëve.

“Ne duhet të jemi më ekologjik kur krijojmë një spital. Si mund të bëjmë këtë ndërtesë më ekologjike? Si mund të ruajmë energji kur i ndërtojmë ato?”, tha një tjetër.

Qëllimi i veprës së mjekëve dhe infermierëve britanikë është edhe frymëzimi i qytetarëve kudo në botë për të marrë më shumë nisma të tilla.

Parku në krijim e sipër do të jetë i hapur për publikun në fund të këtij viti.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?