Olsian Çela paraqet para KLP-së raportin e të dhënave për prokuroritë

Kronikë

Raportimi i parë si kryeprokuror/ Olsian Çela e Gent Ibrahimi përplasen për kompetencat

27 Maj 2021, 10:33| Përditesimi: 27 Maj 2021, 15:08

  • Share

TIRANË- Raportimi i parë i Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela në qeverinë e prokurorisë, Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka kaluar përmes përplasjeve që ai ka patur me kreun e KLP-së, Genti Ibrahimi.

Shkak i kësaj përplasje është bërë kërkesa e Olsian Çelës për shtimin e kompetencave prokurorit të përgjithshëm. Sipas Ibrahimit, ndryshimet kushtetuese dhe Reforma në Drejtësi ishte pikërisht për t'i hequr kompentencat të cilat sot i ka Këshilli dhe jo t'i rikthehen kryeprokurorit.

"Sot gjyqtarët dhe prokurorët janë krejtësisht njësoj, nuk kanë asnjë dallim sa i takon statusit. Dhe mjeti kryesor për të ardhur këtu është shkëputja totale e kompetencave që ka pasur kryeprokurori dhe këtu llogarit vijnë nga një njeri që ka marrë këto kompetenca. Nuk mund të mos theksoj, propozimet tuaja janë të parakohshme ju nuk keni as një vit e gjysmë në detyre...ende nuk ka dhëne  reforma rezultat sa i takon mbështetjes administrative. Marrëdhënie me publikun, me policinë kemi një oqean me problem që është në përgjegjësinë tuaj totalisht. Ne kemi bërë pjesën tonë, i kemi bërë prokurorët të pavarur,si emërohen ato si transferohen si ngrihen në detyrë, proces automatik e transparent. Si bëheshin këto punë kur këto kompetenca i bënte kryeprokuror.. ky statusi  prokurorëve kanë marrë pavarësi...",tha Çela

Çela ka qenë i ashpër me KLP edhe për komandimet e drejtuesve, ku sipas tij askush s’ka pyetur Prokurorin e Përgjithshëm. Ai veçoi se sot kemi oficerë të policisë gjyqësore që nuk japin llogari për punën e tyre, zvarrisin dosjet dhe kanë shkëputje të gjata nga hetimet për të cilët kërkoi masa.

"Sot kemi OPGJ që nuk japin  llogari për punën e tyre. Oficerët kanë shkëputje të mëdha në një dosje konkrete, duhet të arrijmë që në kohë reale në periudha kohore 10-15-20 të marrim informacion për vijimin e hetimeve për çështjet. Në prokurorin e Fierit 3 qytetar prisnin prokurorin e përgjithshëm për t'u dhënë drejtim çështjeve të tyre… drejtësia nuk është pronë e jona. Nuk ka qasje me qytetarët. Prokurorët duhet të jenë të përgjegjshëm në kohë reale, janë bërë burokratë. Ne sjellim shqetësimet tek ju, ju si KLP merrni masa", tha Çela.

Ndërsa pas këtij raportimi pritet që të premten në KLP të raportoj kreu i SPAK, Arben Kraja.

Ora 11:53
Çela në raportim, anëtarët e KLP-së nuk bëjnë pyetje, Ibrahimi: Kjo është alarmante, ju vini nga flisni për rritje profesionale të prokurorëve

Në raportimin vjetor të kryeprokurorit Olsjan Çela, ndryshe nga sa ishte pritur, anëtarët e KLP-së, nuk kanë parashtruar pyetje për të mësuar më tepër mbi punën e bërë gjatë kësaj kohe. Një gjë e tillë, për kreu e KLP-së, Gent Ibrahimi  është alarmante.

"Anëtarët prokurorë në KLP janë të heshtur me pyetjet që duhet ti bëjnë kryeprokurorit dhe kjo për mua është indikacion alarmues. Ky është një argument që bie ndesh me preokupimin tuaj për rritjen e prokurorëve, këtu kemi anëtar të prokurorisë që nuk guxojnë t'ju bëjnë pyetje z.Cela. Ju vini këtu na thoni për rritje profesionale të prokurorëve", tha Ibrahimi.

Ora 11:51
'I njëjti refren'/ Ibrahimi: Policia nuk bashkëpunon me prokurorinë, oficeri i thotë 'kam aksion në plazh për heqjen e çadrave pa leje'

1622109107_Screenshot3.jpg

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi ka vënë theksin sërish se Policia nuk bashkëpunon me Prokurorinë, që sipas tij është alarmuese.

"Sot gjyqtarët dhe prokurorët janë krejtësisht njësoj, nuk kanë asnjë dallim sa O takon statusit. Dhe mjeti kryesor për të ardhur këtu është shkëputja totale e kompetencave që ka pasur kryeprokurori dhe këtu llogarit vijnë nga një njeri që ka marrë këto kompetenca (kreu I KLP)

Nuk mund të mos theksoj, propozimet tuaja janë të parakohshme ju nuk keni as një vit e gjysmë në detyre.. ende nuk ka dhëne  reforma rezultat sa i takon mbështetjes administrative. Marrëdhënie me publikun, me policinë kemi një oqean me problem që është në përgjegjësinë tuaj totalisht.

Ne kemi bërë pjesën tonë, i kemi bërë prokurorët të pavarur,si emërohen ato si transferohen si ngrihen në detyrë, proces automatik e transparent. Si bëheshin këto punë kur këto kompetenca i bënte kryeprokuror.. ky statusi  prokurorëve kanë marrë pavarësi…

Zyrat e prokurorisë janë dora e dytë apo e tretë në investime, ka nevojë për një revolucion në këto ambiente shërbimi.

Sistemi i menaxhimit të çështje, prokurorë të punojnë në kushte primitive , gjithca është e pamundur. Kjo është një nga dështimet më të mëdha. I njëjti refren e Prokuroria nuk bashkëpunon me Policinë, oficeri policie i thotë "kam operacion në plazh për heqjen e çadrave", tha Ibrahimi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?