Olsian Çela urdhëron kontroll të punës së Oficerëve të Policisë Gjyqësore në Tiranë dhe ristrukturim në 12 prokuroritë e vendit

15 Qershor 2020, 16:16| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 16:20

  • Share

12 prokurori në rrethe do t'i nënshtrohen një strukture të re për sa i përket oficerëve të policisë gjyqësore. Vendimi është marrë nga kryeprokurori Olsian Çela, i cili nga analizat vjetore ka pasur kërkesë për shtim të OPGJ në disa prokurori.

Nga ana tjetër Çela ka firmosur edhe kontrollin e një viti pune për oficerët e policisë gjyqësore në Tiranë, të cilët do t'i nënshtrohen për çdo dosje një filtri për të parë rezultatet e tyre.

"Prokurori i Përgjithshëm për të kontrolluar veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore, në zbatimin e ligjit penal, procedural dhe udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm për periudhën 1 janar 2019 deri në 31 dhjetor 2019 dhe ato të mbartura nga viti 2018, ka urdhëruar ushtrimin e kontrollit  mbi treguesit e punës hetimore në veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore të Seksionit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë me ngarkesën më të madhe, asaj pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Rekomandimet e mundshme në përfundim të kontrollit, synojnë përmirësimin e treguesve në veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore", thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

OPGJ është ndihmësi i prokurorit dhe personi i veprimeve operacionale gjatë hetimit të një dosje.

Me ndryshimet në reformën në drejtësi OPGJ ka pagë 3-fishë më të lartë nga më parë që arrin deri në 180 mijë lekë të reja.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?